Esenciale i quan kryeministri i Kosovës Albin Kurti marrëdhëniet me Shqipërinë ndërsa nënvizon se prioritet i qeverisë së tij është zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara mes 2 vendeve në fushën e ekonomisë, lëvizjes së qytetarëve dhe luftës kundër krimit të organizuar.
“Prioritet për qeverinë tonë është zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të bashkëpunimit që Kosova i ka patur me Shqipërinë por që kurrë nuk janë zbatuar”.
Në një fjalë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti sqaroi pozicionin e qeverisë së tij në dialogun me Serbinë ku theksoi se njohja reciproke është synimi kryesor.
“Të gjithë e dimë kërkesën për marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme. Për neve marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB për Kosovën”.
Kurti tha se në zgjedhjet lokale të Vjeshtës partia e tij synon fitoren në ¾ e komunave.
/a.r











