• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me Sali Berishën apo me Shqipërinë?

by Alfred Peza
13/10/2021 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Dikur debati ishte nëse donin më shumë partinë, apo Shqipërinë? A duhej ti qëndroje më shumë besnik flamurit të partisë ku bëje pjesë,- partisë së radhës që vinte në pushtet,- apo vetëm “flamurit më të bukur në botë”? Interesit të militantëve, apo të shqiptarëve? Statutit të partisë, apo Kushtetuetës së Shqipërisë? Interesit partiak, apo interesit kombëtar? Në kushte normale, këto dhe shumë pyetje të tjera, nuk kanë nevojë për përgjigje e jo më për komente të tjera rreth tyre. Këto pyetje as që shtrohen në vendet me demokraci normale, me shtet të së drejtës të konsoliduar dhe sistem pluralist funksional. Por janë shtruar në mënyrë ciklike në Shqipërinë tonë, përgjatë këtyre 31 viteve të post komunizmit, e do vazhdojnë me sa duket që të shtrohen edhe në të ardhmen, si dhe tani në situatën e ndezur e të nderë që po kalon PD.

Nëse e ndjek debatin e brendshëm opozitar, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga SHBA, pyetjet e mësipërme të bëra tashmë proverbiale, mund të shtrohen më specifike: Kë duan sot opozitarët më shumë: PD apo Shqipërinë? E për tu ulur pak më poshtë: Sali Berishën apo PD? Për tiu përgjigjur në mënyrë racionale këtyre pyetjeve, përtej tifozllëkut personal, ato nisin të bëhen akoma edhe më konkrete: Çfarë është për ju e mira e partisë dhe çfarë është ajo e Shqipërisë? Kush është e mira personale dhe familjare e Sali Berishës, në raport me atë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve?

Edhe nxënësit e klasës së parë, do ti artikulonin sot pa as më të voglën dilemë, në këtë mënyrë përgjigjet që po kërkojnë të gjejnë demokratët dhe opozitarët sot: E duam Shqipërinë, mbi PD. E duam PD, mbi Sali Berishën. Ndaj e duam Shqipërinë, mbi Sali Berishën. Sepse Shqipëria, është gjithmonë e para! Dikujt i tingëllon klishe ose naïve kur thuhet e vërteta e thjeshtë se: E mira e Shqipërisë, për rrjedhojë edhe e opozitarëve “berishistë” ose jo, është e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me SHBA. Me shtetin amerikan. Me Washingtonin zyrtar. Me qeverinë dhe institucionet e saj kushtetuese. Çdo vendim i tyre, ka qenë i duhuri për Shqipërinë dhe për fatin historik të shqiptarëve. Fati i shtetit dhe i kombit tonë, ka qenë e do të mbetet i lidhur jo me fatin personal të Sali Berishës, por me SHBA.

Ndaj nëse mes Shqipërisë dhe partisë zgjidhni gjithmonë të parën, atëherë është fare e lehtë që të zgjedhësh, edhe mes Sali Berishës e PD. E mira personale e Sali Berishës dhe e familjes së tij, nuk është domosdoshmërisht edhe e mira, e opozitarëve dhe PD. Ndaj pyetja që shtrohet pas kësaj është, se kë do të zgjedhin opozitarët: Sali Berishën apo PD? Familjen e tij biologjike, apo familjen e tyre politike? Kjo dilemë nuk ka lidhje me zgjedhjen që u duhet të bëjnë, mes Sali Berishës dhe Kryetarit të radhës në PD. Sepse kjo që po ndodh, nuk është një çështje private, mes tij dhe Lulzim Bashës. Sa nuk ishte shpallur në “listën e zezë”, të gjithë e kishin zili raportin personal të Sali Berishës, me Lulzim Bashën. Apo edhe anasjelltas, të Lulzim Bashës, me Sali Berishën.

Në momentin që mes tyre, hyri një vendim zyrtar i SHBA, Lulzim Bashës i duhej që të bënte një zgjedhje: Shqipërinë, apo partinë? PD, apo Sali Berishën? Shqipërinë, apo “babain politik”? Duke zgjedhur mes Paraardhësit dhe SHBA, bashkë me fatin e karrierës së tij, Lulzim Basha diti të zgjidhte edhe PD edhe Shqipërinë. Kaq e thjeshtë është. Nëse nuk do ta bënte ai, historia ka treguar, se dikush tjetër do ta bënte herët ose vonë. Pas Lulzim Bashës, është radha e berishistëve, demokratëve dhe opozitarëve që ta bëjnë zgjedhjen e tyre. Ajo nuk është një zgjedhje mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Sepse nuk ka rëndësi se kush është më i miri, më i keqi, apo njësoj si tjetri në këtë histori. Sepse vendimin kundër Sali Berishës, nuk e mori Lulzim Basha si individ, por institucioni i Kryetarit të Partisë.

Ndaj edhe zgjedhja për demokratët dhe opozitarët, është: A jeni me Sali Berishën, apo me PD? A jeni me Sali Berishën, apo me Shqipërinë? A jeni me hallin personal të Sali Berishës, për shkak të së shkuarës, apo me të ardhmen tuaj dhe të Shqipërisë e shqiptarëve? Kaq thjeshtë mund ta zgjidhni personalisht, lëmshin e koklavitur që po mplekset çdo ditë e më shumë, brenda PD!

Next Post
Paralajmërimi i EIA: Fatura më të larta për ngrohjen e shtëpive këtë dimër

Paralajmërimi i EIA: Fatura më të larta për ngrohjen e shtëpive këtë dimër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In