• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më rrezikohet jeta”, gjermanët refuzuan azilin për 27-vjeçarin e ekzekutuar

by A R
07/09/2018 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje te reja nga ekzekutimi i 27-vjeçarit gjate oreve te para te mengjesit te djeshem në Mamurras. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:30, pranë banesës së tij në afërsi të xhamisë së qytetit dhe, sipas Policisë, viktima është Indrit Pepa.

I riu është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

Sipas të dhënave, autori e ka ruajtur në pritë viktimën dhe sapo i është afruar banesës, e ka qëlluar me breshëri automatiku. Mësohet se para ngjarjes viktima kishte qenë në shoqërinë e disa miqve, me të cilët kishte qëndruar deri në orët e vona.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, Policia bëri të ditur se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Ai është shtetasi Azis Markolaj, 49 vjeç, banues në Mamurras, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se i riu është ekzekutuar për hakmarrje, pasi 6 vite më parë, në Mamurras, kishte kryer një plagosje. Ajo që konfirmohet është fakti që Pepajt nuk ishin ngujuar, por ruheshin nga ndonjë sulm hakmarrjeje.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar gëzhojat e armës të gjetura në vendin e ngjarjes, ndërkohë që në Polici janë shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje rreth ngjarjes. Policia po mban nën vëzhgim të dyja familjet e përfshira në konflikt nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

Viktima Indrit Pepa mësohet se që prej plagosjes jetonte jashtë vendit dhe prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri, pasi nuk i kishin dhënë azil. Ai kishte kërkuar të strehohej jashtë vendit, duke argumentuar se në Shqipëri i rrezikohej jeta, por, sipas të dhënave, është kthyer mbrapsht nga shteti gjerman.

Madje, ai ka marrë edhe ekspuls, duke e pasur të pamundur të rifutet në asnjë vend të BE-së. Vetë Indrit Pepa, në faqen e tij të “Facebook”, ka shënuar te të dhënat e tij se jetonte jashtë Shqipërisë, në Amsterdam të Holandës dhe studimet i kishte kryer në Hamburg të Gjermanisë. 27-vjeçari mësohet se ishte i martuar dhe babai i një vajze 4 vjeçe. Të shtënat e armës kanë tronditur banorët e Mamurrasit, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Viktima u ekzekutua vetëm pak metra larg banesës së tij. Dyshohet se ai është mbajtur në survejim nga autori dhe e ka qëlluar në pritë, teksa po shkonte drejt banesës së tij. Në pyetje janë marrë edhe miqtë, me të cilët 27-vjeçari ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit./Panorama

Next Post
Kouchner: Jam për shkëmbimin e territoreve në Kosovë e Serbi

Kouchner: Jam për shkëmbimin e territoreve në Kosovë e Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

February 28, 2026
Përshkallëzojnë tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon me raketa Teheranin

Përshkallëzojnë tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon me raketa Teheranin

February 28, 2026
“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In