• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me pushime në Sarandë, Meta merr me vete “thesin” e dekoratave: Nga shkolla 9 vjeçare e gjimnazi, tek bankieri e volejbollistët, tre ditë dekorime

by Java News
11/07/2021 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne të organizuar në qytetin e Sarandës, vlerësoi tre volejbollistë të shquar të “Butrintit” dhe Ekipit Kombëtar.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” u dekoruan volejbollistët:

Z.Kostaq Stefani “Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në sportin e volejbollit, si sportist i dalluar i ekipit ‘Butrinti”, ‘Partizani’ dhe Ekipit Kombëtar. Protagonist në shumë suksese të skuadrës së volejbollit të Sarandës. I suksesshëm në veprimtaritë ndërkombëtare.”;

Z.Orest Lepuri “Në shenjë vlerësimi për pasionin, dhe karrierën e suksesshme si lojtar dhe trajner i volejbollit të skuadrës “Butrinti” të Sarandës. I dalluar për profesionalizmin dhe arritjet e tij në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Ndërsa me Titullin “Naim Frashëri” u vlerësua zoti Janaq Zhaka “për pasionin, përkushtimin dhe karrierën e suksesshme si lojtar i volejbollit të skuadrës “Butrinti” të Sarandës. I dalluar për lojën dhe korrektësinë e tij në fushën e lojës.”

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar volejbollistëve të dekoruar, familjarëve dhe kolegëve të tyre, Presidenti Meta theksoi se ata janë personalitete frymëzuese për rininë drejt rrugës së suksesit.

Per tre dite me radhe ka dekoruar shkolle 9 vjeçare “Adem Sheme”, gjimnazin “Hasan Tahsini”, dje nje bankier qe kishte qendruar heroikisht ne mbrojtje te bankes ne vititn 1997, Andon Vasilin, ndersa sot dekoroi tre volejbollistet e “Butrintit. Kush ka dyshime, le te hyje ne adresen zyrtare te Presidentit ne facebook!

Mister mbetet fakti se sa dite do te qendroje Meta ne Sarande, pasi ka me vete “thesin” e dekoratave, duke sjelle gezim ne kete qytet bregdetar, pasi siç e ka nisur gjysma e qytetit do dekorohet!

Fjala e Metes:

Saranda në historinë e saj ka dhe një sport të dashur dhe shumë popullor, si volejbolli.

Volejbolli në Sarandë është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e krenarisë së çdo sarandjoti.
Skuadra e volejbollit për meshkuj ‘Butrinti’, u bë një nga skuadrat më të forta të kampionatit shqiptar, ku  të gjithë të mëdhenjtë e volejbollit duhet t’i bënin mirë llogaritë në ndeshjet me të, sepse Butrinti edhe te shkurorëzonte.

Ajo ka qenë një nga skuadrat që ka përcaktuar fatet e titujve kampionë në vendin tonë, falë shpirtit të garës dhe atij publiku të mrekullueshëm dhe tifozerie të zjarrtë.

Prandaj, ju përshëndes me respekt, për pasionin, sakrificat dhe sukseset tuaja në vite, që i dhatë qytetit të  Sarandës, aq shumë rezultate dinjitoze në sportin e volejbollit!

Falënderoj me këtë rast të gjithë mësuesit dhe trajnerët, që kanë punuar pa u lodhur për të përgatitur sportistë të nivelit të lartë cilësor, të cilët  kanë kontribuar në rezultatet e arritura të skuadrës së volejbollit ‘Butrinti’ edhe në nivel kombëtar!

Volejbolli dhe sporti në Sarandë ka nevojë, jo vetëm të vlerësojë historinë e tij të lavdishme, por njëkohësisht edhe ta vendosë atë në lëvizje për të përfshirë më shumë fëmijë dhe të rinj, si dhe për t’iu rikthyer këtyre sukseseve në shërbim për të ardhmen.

Volejbolli dhe sporti në Sarandë kanë nevojë pikërisht për shembuj të tillë mjaft pozitiv, për këto personalitet të cilët frymëzojnë të rinjtë e çdo fëmijë të Sarandës për të qenë nesër një kampon i mundshëm.

Titujt e lartë që iu akordohen sot tre prej volejbollistëve të spikatur të skuadrës ‘Butrinti’, Kostaq Stefani, Janaq Zhaka dhe Orest Lepuri janë një vlerësim për rezultatet e larta, shpirtin e garës dhe sakrificat, që respektohen dhe sot nga mbarë opinioni sportiv.

Ju falënderoj për rezultatet e shkëlqyera, për besimin dhe kënaqësinë që i dhatë gjithë popullit të Sarandës. Por, edhe për shpirtin e garës që keni pasur me ekipet më të mëdhaja të volejbollit në Shqipëri!

Ju uroj të gjithëve shëndet e mbarësi në familjet tuaja!”/m.j

Next Post
“Gardhi, toka, fëmijët…”/ Pse bëjnë vetëgjyqësi shqiptarët: Shumë besojnë në polici, të tjerët i zgjidhin konfliktet vetë

"Gardhi, toka, fëmijët…”/ Pse bëjnë vetëgjyqësi shqiptarët: Shumë besojnë në polici, të tjerët i zgjidhin konfliktet vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In