Një grua është gjetur nga bashkëshorti e pajetë në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Viktima është identifikuar si V.Manaj, 50 vjeçe, ndërsa kishte një plagë në gjoks dhe disa gërvishtje.
Pas njoftimin në sallën operative nga kunati i viktimës, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
/a.r











