Këngëtari i njohur G-Bani ka pësuar një aksident me makinë në Angli disa ditë më parë. Ai pranoi se personi e ka aksidentuar me qëllim, pasi i gërvishti makinën.
Si pasojë e përplasjes ka thyer këmbën dhe iu është nënshtruar një operacioni, por personi që e aksidentoi është lënë i lirë nga policia.
Sipas tij, kur e morën vesh që ishte shqiptare, policët nuk pranuan as dëshmitarët.
“Më aksidentuan me makinë, dikush më përplasi me dashje dhe më theu këmbën. Bëra operacion. Ndërsa unë jam në shtrat dhe nuk lëviz dot, ai që më përplasi është i lirë. Policia thotë se nuk kanë prova që e bëri ai aksidentin. Ai më përplasi me dashje. E di që në Angli nuk u intereson shumë. Kur morën vesh që isha shqiptar, nuk më pranuan as dëshmitarët”, ka deklaruar ai.
g.kosovari