Me përfundimin e Pashkëve Ortodokse dhe me ardhjen para disa ditëve për të festuar, sot në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, rradhët e makinave kanë qenë mjaft të gjata.
Të gjithë emigrantët e ardhur nga Greqia i janë drejtuar shtetit helen, duke krijuar kështu një rradhë kilometrike.
Policia e Kufirit ka punuar ndërkohë me sportele shtesë dhe staf të dyfishuar për të lehtësuar kalimin.
Qytetarët thonë se radha e krijuar iu sjell probleme, pasi ata duhet të ishin paraqitur sot në punë. javanews/ a.k