Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha që të nisë me projektet e reja muzikore.
Por përpos karrierës, vëmendje merr edhe jeta private e këngëtares. Së fundmi ajo ka publikuar disa story në Instagram, ku ka ‘zbuluar arsyen’ përse është ende beqare.
‘Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë human… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar… Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Po mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)’.- shprehet ajo.
/e.d