Ministri i Mbrojtjes së Serbisë do të shkarkohet nga detyra. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri Aleksandar Vuçiç. Shkarkimi vjen pas një komenti që ministri bëri ndaj një gazetare.
Gjatë një kongerence për shtyp, teksa gazetarja ishte përkulur për t’i hapur vend kameras, ministri ishte shprehur se i pëlqejnë gazetaret që përkulen kollaj.
Por kjo batutë nuk ka kaluar pa pasoja. Vuçiç tha se askush nuk mund të bëjë komente seksiste rreth femrave.









