• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më parakaloi motori i zi”/ Dëshmia e djalit të Santos. Momentet e fundit të bankierit dhe fjalët e mikut: U shtri përtokë…

by Java News
20/01/2021 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas veturës me targa AA 111 AX vihet një motor me dy persona të veshur me xhupa të errët, me skafandra që u mbulonin mirë fytyrën. Ishin të njëjtët njerëz, i njëjti motor që e ndiqte prej ditësh. Imazhet e errta të tyre binin shumë në sy. Madje, i kishin bërë përshtypje më herët djalit të bankierit, Egit, siç zbulohet në dëshminë e tij në prokurori që Top Story e disponon.

“Dy apo tre ditë para shoferi më ka marrë me makinën e bankës nga shtëpia për të më cuar në punë. Në rrugicat e lagjes parakaloi një motor i madh, me ngjyrë të zezë mbi të cilin udhëtonin dy persona të veshur me rroba të errta dhe kokore të zeza” – tha Egi Santo, djali i bankierit Artan Santo.

Edhe shoferi Fatmir Balla konfirmon se e kishte parë më herët motorin por nuk i kishte kushtuar rëndësi. Ai konfirmon se ishte i njëjti me atë të ditës së krimit. Itinerari i tyre ishte i njëjtë. Mëngjesin e 26 qershorit, vrasësit nuk i ndahen mjetit gjatë gjithë rrugëtimit siç bënin prej ditësh. Pamja e tyre e dyshimtë, nuk kishte rënë në sytë e Santos.

“Një javë përpara e kisha takuar, dhe mund të them që ai nuk ka pasur asnjë lloj shqetësim, zero zero…” u shpreh Llazi Balliu, ish-koleg i Artan Santos.

Itinerari i ndjekur është me drejtim nga televizoni shqiptar, Kryeministria, Bulevardi, Kryesia e Kuvendit dhe ndalesa te drejtoria qëndrore e Credins në ish-bllok. Aty, Santo zbret nga mjeti ku e priste miku i tij Eduard Mazi.

“Në momentin që unë kam qenë aps një tabele reklame e vendosur në trotuar, u bënë 2 gjuajtje, ndoshta 3, se kam llogaritur, smë shkoi mendja, plus amortizimi tabelës para. Vetëm pas pak konstatova që shumë afër meje u shtri përtokë Artan Santo. Kjo është e fundit, momenti fundit i tij..” u shpreh Eduart Mazi, mik i Artan Santos.

Plumbin e parë që e rrëzoi përtokë, Santo e mori në shpatull. Në ato momente, vrasësi u bërtet kalimtarëve të rastit të largohen. Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një profesionist gjakftohtë i sigurt në realizimin e qëllimit kriminal. Ai zbret nga motori, i vihet nga pas objektivit dhe e qëllon dy herë të tjera në kokë. Ishte e qartë detyra që autorët e krimit kishin marrë: duhej të siguroheshin ti jepnin fund bankierit…

Next Post
Trump sot lë Shtëpinë e Bardhë, por fal 70 të dënuar/ Mes tyre ish-këshilltari Steve Bannon dhe reperin Lil Wayne

Trump sot lë Shtëpinë e Bardhë, por fal 70 të dënuar/ Mes tyre ish-këshilltari Steve Bannon dhe reperin Lil Wayne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

February 5, 2026
Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

February 5, 2026
“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

February 5, 2026
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

February 5, 2026
Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

February 5, 2026
Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

February 5, 2026
Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

February 5, 2026
EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In