• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me opozitën në rrugë, maxhoranca bën debat…për rrogat e futbollistëve

by Java News
11/10/2018 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj po zhvillon një interpelancë në Kuvend, pas kërkesës së deputetit të PS, Erjon Brace lidhur me ligjshmërinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ahmetaj tha gjatë fjalës së tij, se formalizimi i klubeve është një emergjencë, sepse pagat janë qesharake.

Madje ka nga ata që nuk deklarojnë fare rrogë në FSHF.

“Prej Kushtetutës është e qartë që nuk ka asnjë autoritet politik, duke filluar nga ministri e deri te një inspector, që të përjashtojë nga taksat cilindo individ apo shoqëri. Nuk ka.

Ka barazi fiskale për cilindo subjekt të ligjit. Të trajtuarit njësoj në përmbushje të detyrimeve me ligje të votuara në parlament.

Unë di disa raste e shembuj, Uli Hënes kampion bote, presidenti i Bajern, u dënua me 3 vite burg dhe pagoi një gjobë, detyrime tatimore.

Cristiano Ronaldo është dënuar me 2 vite burg dhe pagoi 18 mln euro për shmangie fiskale, Jose Mourinho, pagoi 1.78 mln paund për shmangie fiskale kur ishin në Spanjë, Lionel Messi, pagoi 5 mln euro për shmangie fiskale gjatë ushtrimit të aktitivetit të tij në Spanjë.

Neymar me 1.2 mln euro.

Radamel Falcao i dënuar me 4.8 mln paund.

Javier Mascherano 1.3 mln euro.

Xabi Alonso, Alexis Sanchez, janë të gjitha raste që që nga Gjermania e deri te Spanja, ka shembuj të qenësishëm ku ligjshmëria fiskale marrin vlerë themelore.

FSHF është një nga institucionet më të rëndësishme në këtë vend, që përfaqëson flamurin e këtij vendi në aktivitetet ndërkombëtare.

Që nga muaji shkurt kam kërkuar informacione për ligjshmërinë fiskale të tij dhe ende nuk kam një përgjigje të qartë,” tha Braçe.

Deputetit socialist iu përgjigj ministri Arben Ahmetaj.

“Për të bërë dallim mes dy qeverive për atë që është bërë për sportin.

Duke iu referuar kërkesës për interpelancë, ka detaje që do hedhin dritë mbi situatën e klubeve të futbollit apo mbi aktivitetin e FSHF.

Kemi në dorë ligjin e sportit, iniciativë e kryeministrit, për të qartësuar situatën e mbështetjes financiare dhe do ndihmojë në transparencën e mëtejshme në këtë fushë.

Përsa i përket FSHF, sot ajo për shkak të mbështetjes buxhetore dhe ligjore të qeverisë Rama 1, ka tre stauiume të reja, i Elbasanit, i Shkodrës dhe kompleksi sportiv i Tiranës.

Stadiume janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit.

Futbolli dhe shumë sporte të tjera janë krenaria e Shqipërisë, kemi qenë ne majtas e djathtas kur ekipi kombëtar bëri atë paraqitje spektakolare në Francë.

Ishte ky kryeministër që i akordoi kombëtares një pagesë 1 mln euro, për t’i treguar vlerësimin. Ka emra të njohur të fushës së futbollit, që i bëjnë nder vendit. Igli Tare, një nga teknikët më të mirë në botë. FSHF dikur ishte një institucion pa zë. FSHF deklaron në organin tatimor tvsh për veprimtaritë e shitjeve, të ardhurat e shpenzimet.

Në 2014, 835 mln lekë, shpenzime 930 mln lekë. Në 2015, 2.4 mln lekë dhe ka harxhuar 2.6 lekë. Në 2016 3.92 lekë dhe shpenzime 2.6 mln lekë,” tha Ahmetaj.

Ka një problematikë me klubet. Ekipi i Skënderbeut, është klub dinjitoz.

Por Kristi Vangjeli paguhet 100 mijë lekë të reja, ndërsa ekonomistja e klubit merr 130 mijë lekë në muaj.

Në 2014 duket se me këto list-pagesa këto futbollistë e kanë pasur të vështirë të hanë për të qëndruar në këmbë, lëre pastaj të luajnë futboll.

Futbollistët paguhen 22 mijë lekë të reja në muaj. Me kaq para, një futbollist nuk ka fuqi të japë spektakël në fushë. Këtu ka nevojë për formalizim.

Pastaj Tirana, Bujar Lubani, trajner, merrte 36 mijë lekë në muaj.

Gugash Magani, punonte me zero lekë, nuk merrte pagë, sepse e bënte nga pasioni për futbollin.

Klodian Dervishi, trajner, edhe ky me zero para.

Ze Maria, merr vetëm 90 mijë lekë.

Pastaj kemi Ilion Lika, futbollist i madh, 90 mijë lekë.

Rafael Kosa, trajner, 60 mijë lekë. E kuptoni sa larg janë klubet e futbollit nga formalizi.

Astrit Nallbani, paga bruto 1 lek.

Pastaj kemi list-pagesën e Vllaznisë.

Armando Cungu, 544 mijë lekë. Për hir të së vërtetës, Vllaznia është më afër formalizimit. Pastaj Partizani, kemi Alban Hoxha, 100 mijë lekë të reja. Ka edhe futbollistë që kanë një reflektim më të afërt me realitetin.

Formalizimi është emergjencë. FSHF po të krahasosh vitin 2014, kur futbollistët merrnin pagë 22 mijë lekë, dhe në vitet e fundit, që kanë filluar të reflektojnë pagat afër reales, sigurisht që ka një avancim në drejtimin e duhur.

Besoj që me ligjin e sportit, atë të riun që po kalojmë në vendimmarrje, jam i bindur që situata do bëhet akoma më positive”, tha Ahmetaj.(TemA)

Next Post
Rruga e Arbërit/ Rama, pronarit të kompanisë: Po pse të sakatoi PD-ja?

Rruga e Arbërit/ Rama, pronarit të kompanisë: Po pse të sakatoi PD-ja?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In