• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më nguli dhëmbët në dorë dhe më kapi nga flokët”/ Plas sherri mes 2 motrave, përfundojnë në polici për bluzën

by Java News
24/10/2020 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushdo që ka motër i njeh fare mirë mëritë dhe sherret e vogla apo edhe të mëdhatë dhe që ndizen që nga prekja e sendeve të tualetit deri tek përdorimi i rrobave. Kush nuk ka veshur fshehtas një rrobë të motrës së madhe apo të motrës së vogël dhe më pas kur është kthyer në banesë është ndodhur nën sulm.

Ngjan si një sfidë e pambarimtë, por që përherë shuhet pa asnjë pasojë dhe historitë tregohen brenda mureve të shtëpisë si barsaleta apo mes miqsh vite më pas.

Por dy motra e kanë ndarë përleshjen me njëra-tjetrën në polici. Molla e sherrit ishte një bluzë e veshur pa leje. E nxehur motra që i ishte veshur T-shirt ka telefonuar policinë që nuk kishte nga ja mbante, por ka mbajtur fjalë për fjalë secilin nga qëndrimet derisa të dyja motrat, pasi janë pajtuar kanë dalë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Dosja u regjistrua në komisariatin numër katër dhe të dyja motrat dorëzuan kallëzim për njëra-tjetrën. A.D e moshës 28 vjeçe tregon sipas burimeve të gazetës Si se u kthye nga puna si normalisht dhe u shtri për të pushuar.

“U kthye në shtëpi. Motra e vogël T. që sapo hyri bërtiti -pse e ke veshur bluzën time dhe kërkoi që ta hiqja direkt. U mundova ta qetësoja, por ajo më goditi me grusht, më kapi nga flokët dhe më shtriu në dysheme. U përpoqa të vetmbrohem dhe ta qetësoj, dhe vura re që më doli gjak nga hundët, në këtë çast T. ndaloi së godituri”.

Në nerva e sipër motra e madhe ka dalë nga shtëpia duke e lënë të motrën të çoroditur në mes të shtëpisë, ndërsa ka telefonuar policinë.

Motra e vogël edhe ajo me arsim të lartë u thirr menjëherë në polici bëjnë me dije burimet e gazetës Si dhe ka dhënë me shkrim qëndrimin e saj që iu bashkangjit dosjes.

T. tregon se pak përpara se të linte punën, e motra i nisi foton e T-shirt të grisur.

“U nxeha dhe filluam të shaheshim në telefon dhe motra më tha se nga inati do ti vishte të gjitha rrobat e mia. Kur hyra në shtëpi pashë që ajo kishte veshur një bluzë tjetër timen dhe filluam të goditeshim” tregon e reja.

“Më vjen turp për këtë që ndodhi  dhe që debati shkoi deri në rrahje. Kur më telefonoi policia u habita  dhe nuk e prisja që motra të bënte kallzim për mua. Por edhe unë jam dëmtuar pasi A. më nguli dhëmbët në dorë dhe më kapi nga flokët. Mami u mundua të na qetësojë, por A. doli me nerva” rrëfen në komisariatin numër katër T.

Pavarësisht paqes mes dy motrave në polici, zyrtarisht policia pohon për gazetën Si se ka urdhëruar ekspertim mjeko ligjor për të dyja, dhe se secila kishte shenja në fytyrë.

g.kosovari

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2020/ Mësoni se çfarë thonë shenjat për ju

Horoskopi për nesër/ E diel 25 tetor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

February 18, 2026
Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

February 18, 2026
VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

February 18, 2026
Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

February 18, 2026
Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

February 18, 2026
Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

February 18, 2026
Bylykbashi tregon pse e mbajnë selinë të pushtuar: Është gati për kulla, prandaj po rikthehet Lulzim Basha!

Biseda e pazbuluar me Bashën për mandatet, Bylykbashi tregon ‘pengun’ nga mbledhja

February 18, 2026
Meloni e vendosur, rinis dërgimin e azilkërkuesve në Shëngjin në janar, Tajani: Projekti ynë u mbështet nga vendet e BE-së!

LIVE! Ministeriali për Korridorin VIII, Tajani: Ju jeni europianë! Do bëjmë maksimumin që Shqipëria të futet në BE

February 18, 2026
Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In