• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Me ngritjen e SPAK pritet të rihapet edhe dosja e “21 janarit”

by Java News
31/03/2019 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen procedurat që do të ndiqen për të rihapur hetimet për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar 2011. Gazeta një ditë më parë tregoi se si në Strasburg qeveria dhe familjarët e viktimave u dakordësuan që të ketë një proces të dytë për këtë ngjarje. Por si do të veprohet dhe a është e mundur që autorët e vërtetë të kësaj ngjarje të dalin para drejtësisë?

Gazeta Sot ka siguruar vendimin e plotë të Strasburgut dhe aty jepen detaje mbi mënyrën si duhet të veprojë mazhoranca. Sipas gjykatës, por dhe vetë qeverisë, prokuroria dhe gjykata në Shqipëri kanë shkelur nenet e Konventës për të Drejtat e Njeriut.

“Qeveria pranon se hetimi i kryer mbi rrethanat e vdekjes së të afërmve ankuesve nuk ishte në përputhje me nenin 2 të Konventës dhe se këto çështje nuk ishin adresuar në procedurat penale të lartpërmendura. Qeveria gjithashtu merr përsipër të rihapë procedurat penale në këtë rast në lidhje me përfshirjen e të afërmve të viktimave në këto procedura”, thuhet në vendim.

Por si do veprohet? Sipas burimeve të gazetës, me ngritjen e SPAK, qeveria, Ministria e Brendshme, policia apo dhe familjarët e viktimave, pritet të kërkojnë rihetim të ngjarjes duke dorëzuar dhe prova shtesë me qëllim që kjo të bëhet e mundur. Sigurisht, ata që janë dënuar nuk dënohen dot më, por mund të ndodhë që të kemi një proces të ri hetimor me të akuzuar të tjerë. Vetë socialistë shprehen të gatshëm për një gjë të tillë.

“Mazhoranca është absolutisht e gatshme. Për mazhorancën është një ndër detyrat e parealizuara përballë atyre familjarëve dhe gjithë familjes socialiste që kanë protestuar së bashku. Atje mund të kishte mbetur i vrarë kreu, unë që flas me ju, apo edhe shumë të tjerë.

Mazhoranca është totalisht e gatshme për të bërë çdo gjë që çon në rihapjen e kësaj dosjeje. Këto janë një pjesë e premtimeve të mazhorancës për të bërë drejtësi për ngjarjen e “21 Janarit”. Edhe reforma në drejtësi për këtë mazhorancë, në rast se nuk zbardh “21 Janarin” dhe “Gërdecin”, atëherë kjo nuk është mazhoranca e atyre që kanë votuar për Shqipërinë që duam. Patjetër që do të ketë rihapje të çështjes. Reforma në drejtësi, nëse nuk do të bëjë zbardhje të këtyre ngjarjeve, unë që e kam votuar jam i zhgënjyeri i parë”, tha për gazetën deputeti socialist Bujar Çela.

Rruga ligjore

Vendimi i Strasburgut e ka bërë më të lehtë rrugën që duhet të ndiqet për të rijetuar ngjarjen. Janë 3 nene në Konventën e të Drejtave të njeriut, të cilat mund të përdoren nga autoritete. Në vendim përmendet neni 2, në të cilin thuhet se akujt nuk mund t’i merret jeta padrejtësisht.

Ndërsa në nenin 6 kërkohet që për çdo rast duhet të ketë një proces gjyqësor ligjor dhe të rregullt. Familjarët e viktimave janë ankuar në 21 janar se ata nuk janë bërë pjesë e hetimit, ku të pyeten apo të merren parasysh provat apo të dhënat që ata kanë. Por me vendimin e marrë më 28 mars, prokuroria detyrohet që dhe ata të bëhen pjesë e procesit hetimor.

Ngritja e SPAK

Drejtësia për të vrarët e 21 Janarit pritet të vendoset nga SPAK. Së pari, Prokurorisë Speciale i lind e drejta që të rishikojë dosjen nëse ka pasur parregullsi. Por nëse gjenden vërtet probleme, atëherë mund të kemi një rihetim për persona të cilët i kanë shpëtuar ndëshkimit.

Por siaps vendimit të Strasburgut është qeveria ajo që duhet të iniciojë hetimet. Kjo bëhet e mundur ku policia dhe Ministria e Brendshme të dorëzojnë një padi të re për individë të caktuar, të cilët nuk janë ndëshkuar. Pra duhet të kërkohet se kush e dha urdhrin e vrasjes. Nëse vërtetë 21 janari rihapet, atëherë më të rrezikuar janë padyshim Sali Berisha e Lulzim Basha, pasi njëri ishte kryeministër, e tjetri ministër i Brendshëm.

Next Post
VIDEO /Bebe Rexha surprizon fansat, ja merr këngës shqip

VIDEO /Bebe Rexha surprizon fansat, ja merr këngës shqip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In