Universiteti Johns Hopkins ka dalë me një hulumtim të ri, në të cilin kanë përdorur materien halucinogjenike në “kërpudhat magjike”. Rezultatet e këtij hulumtimi ishin impresionuese.
Në një proces të kontrolluar, duhanpirësve u ishin servirur kërpudhat magjike tri herë në ditë, për dy muaj rresht, duke e rritur dozën e psilocubinës secilën herë.
Si rezultat i këtij studimi, në një periudhë 6 mujore tek subjektet e testit është vërejtur se ata i janë larguar duhanit për 80%.
Psilocybina gjithashtu është provuar të jetë efektive edhe në trajtimin e depresionit, ankthit dhe çrregullimit të obsesionit.