Ka perfunduar instalimi i tabelave informuese për PKD Sazan- Karaburun. AdZM Vlorë së bashku me INCA realizuan vendosjen e tabelave informuese me ndriçim në qytetin e Vlorës dhe Orikumit. Tabelat japin informacion mbi atraksionet natyrore dhe historike të zonës dhe aktivitetet turistike që mund të zhvillohen në zonë.
Një hartë e thjeshtëzuar tregon vendodhjen e pikave më të rëndesishme dhe interesante turistike në Gadishullin e Karaburunit dhe përgjatë bregut dhe jep udhezime për arrijen e tyre.
Gjithashtu, tabela informuese u vendosën në shtigjet tokësore që përshkojnë Gadishullin e Karaburunit në pllajën e Ravenës dhe Gjirin e Bristanit.
Vlora dhe bregdeti i saj në këtë periudhë popullohet nga vizitore të huaj që bëhen kurioze për plazhet, natyrën dhe vendet historike që gjënden në këtë zonë.