• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më në fund”/ Spartak Ngjela: Është koha që kërkon shpagimin moral ndaj gjithkujt që…

by
28/11/2021 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Koha që vjen, është koha e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor”, kështu është shprehur Avokati Spartak Ngjela në kuadër të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. “Gëzuar 28 Nëntorin; ditën që hodhi themelet e shqiptarisë se re; dhe solli me vete, në kohë, vijimin historik për një shqiptari të bashkuar”, shkruan avokati.

Postimi i Ngjelës

28 Nëntori i këtij viti erdhi bashkë me marrëveshjen shumëplanëshe Shqipëri – Kosovë.

Kjo ishte marrëveshja e parë. Por shenjtëria e 28 Nëntorit kërkon ende edhe më shumë…

l.

Erdhi koha reale e historisë së Shqipërisë: u arrit më në fund marrëveshja e parë për bashkimin kombëtar midis Shqipërisë dhe Kosovës. Të dy kryeministrat e të dy shteteve shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, pardje, nënshkruan një marrëveshje në rrafsh shumë të gjerë midis dy shteteve. Ky ishte një hap gjigand, i cili e futi historinë e Shqipërisë në hullinë e Rilindjes Kombëtare dhe në atë të heroikës shqiptare, për të shpëtuar etninë shqiptare në Ballkanin Perëndimor: që ajo të mos zhdukej si etni nga hordhitë ruse, serbe dhe greke.

Dhe ja, pikërisht këtë e tregoi me fakt ndërkombëtarisht nënshkrimi i marrëveshjes shumëplanëshe Shqipëri-Kosovë, dy ditë më parë.

ll.

Por, çfarë realisht sjell kjo marrëveshje e gjerë Shqipëri-Kosovë?

Filloi një etapë e re e Shqipërisë dhe shqiptarëve, për konkretizimin e bashkimit kombëtar.

Historia e re Shqipërisë erdhi realisht, më në fund, pas dy shekujsh.

Era e re e saj, filloi në vitin 1999, kur solli çlirimin e shqiptarëve me një forcë e cila tani nuk mund të ndalet:

Ishte lufta e NATO-s kundër Serbisë që çliroi Kosovën; ishte shpallja e pavarësisë së Kosovës; ishte pranimi i Shqipërisë në NATO; ishte armatosja e Kosovës dhe ngritja e ushtrisë së saj; por, është edhe politika amerikane e angazhuar tërësisht për shqiptarët, me theksimin  e saj se “Shqiptarët janë aleatët tanë parësorë në Ballkanin Perëndimor”.

Të gjitha këto po iu japin më në fund shqiptarëve vendin e tyre të merituar në histori, duke iu kthyer atyre territoret e pushtuara nga fqinjët.

Koha që vjen, është koha e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

lll.

Historia e dhimbshme e Shqipërisë ka filluar të rishkruhet brenda të vërtetës së faktuar; dhe, tani, të gjithë po e kuptojnë lojën  e shëmtuar antishqiptare që është bërë në favor të fqinjëve të Shqipërisë. U desh genocidi 200 vjeçar kundrejt shqiptarëve që të krijoheshin katër shtete në Ballkanin Perëndimor: Greqia; Serbia; Maqedonia dhe Mali i Zi; dhe, që të katër këta, nëpër territoret shqiptare. Por sot, në këtë zonë janë 8 milionë shqiptarë: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në Serbi.

Kurse historia e shqiptarëve, e cila tani po shkruhet dhe po transmetohet botërisht mes dokumenteve autentike, ka ende dhe shumë për të treguar: për gjuhën shqipe si një gjuhë me potencë të madhe historike; për historinë e arvanitëve në Greqi, për shpërnguljen genocidale të çamëve nga territoret mijëravjeçare të shqiptarëve; për genocidin e gjatë antishqiptar, dhe, për territoret shqiptare.

Prandaj, tani, është bash çasti historik i bashkimit kombëtar të shqiptarëve, sepse kjo është cok koha që kërkon shpagimin moral ndaj gjithkujt që ka ndërmarrë veprat antishqiptare.

Gëzuar 28 Nëntorin; ditën që hodhi themelet e shqiptarisë se re; dhe solli me vete, në kohë, vijimin historik për një shqiptari të bashkuar.

/b.h

Next Post
Rama për punimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës: Aeroportet si ky rrisin fuqinë motorike të ekonomisë!

Rama për punimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës: Aeroportet si ky rrisin fuqinë motorike të ekonomisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

January 24, 2026
Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

January 24, 2026
“Revoltë dhe zemërim politik sipas dinamikës…”/ Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para protestës (FOTO)

“Revoltë dhe zemërim politik sipas dinamikës…”/ Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para protestës (FOTO)

January 24, 2026
Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës

Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës

January 24, 2026
Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

January 24, 2026
VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In