Pritet të jetë diplomati me përvojë Bashkim Rama, i ngarkuari ynë me punë në Shkup. Është kjo lëvizja urgjente e diplomacisë shqiptare, për t’ju përgjigjur emergjencës së ngjarjeve në shtetin fqinj.
Zoti Rama, më parë ka qenë ambasador në Bullgari dhe aktualisht mban detyrën e drejtorit të drejtorisë rajonale në MPJ.
Duhet thënë se emërimi i ambasadorit tonë në Maqedoni mbahet i bllokuar nga presidenti Nishani, i cili pengon marrjen e detyrës nga Fatos Reka.










