• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më në fund lajme nga PD-ja, Basha kandidon në Tiranë tre aleatë, drejtuesit politikë do të…

by A R
08/03/2021 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa sot është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike, lëvizjet kanë nisur prej këtij mëngjesi edhe nga koalicioni opozitar.

Më në fund mediat kanë zbuluar detaje për listat e Partisë Demokratike. Lulzim Basha pritet të kandidojë në Tiranë, ndërsa nuk dihet nëse do ta shfrytëzojë mundësinë për të qenë edhe në qarqe të tjera, siç do të jenë kryetari i PS, Edi Rama, apo kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Sa i takon LSI, Balkanweb shkruan se nuk pritet të ketë surpriza në lista, pasi emrat janë publikuar edhe më herët, dhe janë drejtues qarqesh apo ish-deputetë të kësaj force politike.

Ndërsa sa i përket PD, deri më tani është bërë e ditur që drejtuesit politikë të qarqeve pritet të jenë në lista të sigurta, si Gazment Bardhi është në Elbasan, Paloka në Durrës, Tritan Shehu në Gjirokastër, Xhelal Mziu në Dibër, etj.

Ndërkohë, burime nga selia blu i thanë gazetarit osman Stafa se pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të ketë një vend në Qarkun e Tiranës, ashtu si dhe tre aleatë të Bashës, Dashamir Shehit, Fatmir Mediut dhe Shpëtim Idrizit

Sot do të mësojmë për Vangjel Dulen, ku mundësia më e madhe është të jetë në Korçë, por nuk përjashtohet edhe mundësia e kandidimit të tij në Vlorë. Po ashtu, Nard Ndoka do të jetë në Shkodër, por nuk dihet ende se ku do të renditet, nëse do të jetë në listë fituese, apo do i duhet ta fitojë vetë mandatin e tij.

Gjatë ditës së sotme, PD do të mbledhë Kryesinë, ku Lulzim Basha do propozojë listën e tij përfundimtare. Pastaj, Kryesia e PD do të miratojë ose jo listën e Bashës.

Next Post
Sot, një vit më parë/ Dy rastet e para Covid që tronditën Shqipërinë, babë e bir infektohen në Tiranë

Sot, një vit më parë/ Dy rastet e para Covid që tronditën Shqipërinë, babë e bir infektohen në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

February 27, 2026
Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Hetimet e mikrokredive rikthehen te SPAK pas mangësive në dosje

February 27, 2026
“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In