• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Më në fund edhe serbët kundër serbëve

by Aalison Pearse Stevens
13/05/2016 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e opozitës dhe protesta mbështetëse për autoritetet e Republika Srpskës, që janë planifikuar në të njëjtën kohë, të shtunën në Banjalukë, rrezikojnë të shënojnë fillimin e destabilizimit të rëndë politik dhe të sigurisë në këtë pjesë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Bosnja, pak a shumë, është në gjendje konstante krize që nga Marrëveshja e Dejtonit, më 1995, e cila i ka dhënë fund luftës trevjeçare e gjysmë, duke e ndarë vendin në Federatën e Bosnjës, të cilën, pa dëshirë e ndajnë boshnjakët dhe kroatët, dhe Republika Srpska.

Por, për dallim nga kundërshtimet e zakonshme të dy entiteteve dhe tri grupeve etnike, kriza aktuale në Republikën Srpska mund të bëhet e ngjashme me atë të viteve 1997/98, kur opozita, e mbështetur nga sposnorët perëndimorë të paqes dhe me ndihmën e partive boshnjake dhe kroate, ka marrë pushtetin nga Partia Demokratike Serbe (SDS), e cila atëherë drejtohej nga bashkëpunëtorë të ish-udhëheqësit serb të luftës, Radovan Karaxhiq, i dënuar për gjenocid.

Udhëheqës i opozitës atëbotë ka qenë Millorad Dodik. Sot, Dodik dhe Lidhja e tij e Social-demokratëve të Pavarur, me fushatë mediatike që ndjell vitet ’90, akuzojnë opozitën se bën përpjekje të ndezë konflikt dhe përçarje midis serbëve të Bosnjës, me urdhër dhe në interes të partive boshnjake dhe fuqive perëndimore, referon Koha.

Blloku opozitar “Aleanca për ndryshim”, në krye me SDS-në, për muaj të tërë, ka kërkuar dorëheqjen e pushtetit, për shkak të situatës së rëndë ekonomike dhe korrupsionit. Opozita paralajmëron se elita pushtetare do të bëjë gjithçka të mundur për të mbetur në pushtet, edhe pas dhjetë vjetësh qeverisjeje gati absolute në këtë pjesë të Bosnjës. Dodik dhe Republika Sërpska janë përshkruar shpesh si pengesat kryesore të Bosnjës në rrugën e integrimit euro-atlantik, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Mënyra autokratike e qeverisjes së Dodikut, siç cilësohet nga shumë vëzhgues, dhe premtimet e papërmbushura ekonomike kanë çuar në dobësimin relativ të pozicionit të tij dhe në rënien e vazhdueshme të mbështetjes në zgjedhjet lokale më 2012 dhe në ato të përgjithshme më 2014.

Opozita me ish-kryeministrin e Republikës Srpska, Mladen Ivaniq, nga Partia e Përparimit Demokratik, ka arritur të sigurojë vendin e përfaqësuesit serb në Presidencën trepalëshe të Bosnjës më 2014 dhe ka nisur të zbatojë një politikë më pragmatike dhe konstruktive sa i përket ekonomisë dhe reformave në institucionet e përbashkëta në Sarajevë.

Opozita akuzon Dodikun se qëllim i vërtetë i politikës së tij shtrënguese dhe i konfrontimit me Perëndimin – kryesisht duke u kërcënuar se do të mbajë referendum për pavarësinë e Republikës Srpska – është të tërheqë vëmendjen nga problemet reale që ndeshin qytetarët, e ato janë: papunësia dhe korrupsioni.

Dodik, gjatë dy dekadave, është shndërruar nga i preferuari i Perëndimit, i cili ka kritikuar ashpër Karaxhiqin dhe presidentin e dikurshëm të Serbisë dhe Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq, në një aleat të besueshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili i quan “tradhtarë” të gjithë ata që vënë në pyetje politikën e tij dhe mënyrën e qeverisjes në Republikën Srpska.

Por, për fatin e tij të keq, aleanca me Putinin nuk i ka sjellë përfitimin e pritshëm ekonomik si dhe pavarësinë nga Perëndimi dhe institucionet kreditore ndërkombëtare. Për shembull, rafineria e naftës “Bosanski brod”, e cila i është shitur kompanisë shtetërore ruse Njeftegazinkor Rusia, është e mbytur në borxhe.

Po ashtu, kredia e shumëpritur nga Rusia, në vlerë prej 700 milionë eurosh, nuk është materializuar kurrë, dhe vrimat e buxhetit do të mbushen me paratë e marrëveshjes “standby” me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili ka vënë si kusht kryesor mbylljen e bankave problematike në Republikën Sërpska.

Dodik, udhëheqësin e opozitës, Mlladen Bosiq, e quan mercenar dhe tradhtar, i cili, sipas tij, është i gatshëm të shesë interesat e Republikës Sërpska dhe të vihet në shërbim të politikanëve boshnjakë në Sarajevë dhe të politikës turke, vetëm për të marrë pushtetin. (b.an)

Next Post

Vdes gruaja më e vjetër në botë, tani rekordin e mban Europa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

Shqiptarët në Gjermani, 90% e tyre në punë me aftësi të ulëta

December 9, 2025
Nuk ndalen përleshjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias në kufirin e kontestuar, rritet numri i viktimave

Nuk ndalen përleshjet mes Tajlandës dhe Kamboxhias në kufirin e kontestuar, rritet numri i viktimave

December 9, 2025
E rëndë në Mat, hidhet nga ura 150 metra 39-vjeçari. Viktima, nip i Nehat Kullës

E rëndë në Mat, hidhet nga ura 150 metra 39-vjeçari. Viktima, nip i Nehat Kullës

December 9, 2025
E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët

December 9, 2025
SONDAZHI: Berisha, Hajdari apo Pashko, kë do të donin shqiptarët në krye të PD, pas themelimit?

SONDAZHI: Berisha, Hajdari apo Pashko, kë do të donin shqiptarët në krye të PD, pas themelimit?

December 9, 2025
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

December 9, 2025
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

December 9, 2025
KLP sot jep verdiktin, a do të zgjidhet Joni Keta si kreu i ri i BKH-së?

KLP sot jep verdiktin, a do të zgjidhet Joni Keta si kreu i ri i BKH-së?

December 9, 2025
Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

“Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

December 8, 2025
“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In