• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me ndryshimet e fundit ligjore u bë e mundur…”/ PS zbardh detajet e fundit: Zgjerohet Tirana. Emigrantët mund të kenë numrin e tyre të mandateve

by Java News
11/06/2022 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëndrimi i mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku doli kundër vendimit të marrë dje nga Kuvendi për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale në kushtet aktuale, është cilësuar nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore në PS, Eridian Salianji si “jo logjik”.

Në një intervistë për MCN, Salianji u shpreh se tashmë këto komisione janë ngritur dhe u takon atyre të vendosin për ndryshimet ligjore.

“Sa i përket reagimit të sotëm duket një reagim jo logjik i z. Berisha për arsye se ngritja e komisionit për reformën zgjedhore tashmë është fakt. Kuvendi ka miratuar deputetët të cilët janë pjesëmarrës në këtë komision, në numër të barabartë deputetësh që janë deputetët e PD dhe të cilët janë pjesë e grupit parlamentar të PD. Besoj që reforma do të ecë në bazë të institucioneve, janë institucionet që miratojmë komisionet që do bëjnë ndryshime ose jo të Kodit Zgjedhor. Tashmë institucioni është Kuvendi, janë grupet parlamentare, janë deputetët, janë ata që do vendosin për reformën zgjedhore”, tha ai.

I pyetur se cilat janë garancitë që të mos ketë vonesa për miratimin e ndryshimeve zgjedhore, eksperti i Çështjeve Zgjedhore në PS siguroi se mazhoranca është e vendosur për ta përfunduar sa më parë.

“Ky vërtet është një shqetësim, por shqetësim që nuk varet nga PS. Ne kemi kohë që bëjmë thirrje PD-së të sjellë deputetët e saj në përbërjen të komisionit të Reformës Zgjedhore. Për vetë problematikën që tashmë dihet se kjo vonesë ka ardhur nga PD. Shpresojmë që deri këtu të ketë zgjatur vonesa dhe tani të fillojë puna për ndryshimet e Kodit Zgjedhor me konsensus të grupeve parlamentare”.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore, PS, Eridian Salianji ka zbardhur edhe synimet e PS në Reformën Elektorale. Ai u ndal te vota e emigrantëve dhe tregoi variantin që preferon PS për përllogaritjen e mandateve të fituara prej tyre.

“Me ndryshimet e fundit ligjore u bë e mundur që emigrantët kanë të drejtë të votojnë. Është e drejta e shprehur në Kodin Zgjedhor. Ne mbetemi të hapur.

Ne kemi qenë promotorë sa i përket votës së emigrantëve. Mundet që emigrantët të kenë numrin e tyre të mandateve. Një opsion tjetër është zgjerimi i Tiranës, duke qenë vetë një zonë migratore. Pra, mbeten pa ndryshuar zonat zgjedhore, por ndryshon numri i mandateve. Kjo nuk prek reformën territoriale. Thjesht llogaritet në cilin thes futet vota e emigrantëve. Variantet mbeten të hapura”, thotë Salianji.

g.kosovari

Next Post
Përplasi policët/ Shoferi i “Range Rover” ishte nën efektin e drogës dhe i armatosur

“I forti” i Durrësit përplasi dy ditë më parë me “Range Rover” efektivët/ Dyshohet se në makinë ishte edhe anëtari i bandës së njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In