• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më ndihmoi dhëndri i vëllait të Ministrit të Drejtësisë të dilja nga burgu”, Nasip Naço për dëshminë e Dumanit: Mashtrim!

by S T
14/01/2025 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani tronditi sot me dëshminë që bëri në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gjatë kësaj seance, Dumani ka zbuluar se si arriti të lirohej nga qelia, pasi ishte arrestuar për disa vepra të tjera penale.

Ai ka treguar se avokati Alban Bengasi ka luajtur një rol të rëndësishëm në lënien e tij të lirë, duke ndërmjetësuar dhe duke paguar një shumë prej 40 mijë eurosh për këtë qëllim. Sipas Dumanit, kjo shumë iu pagua në dorë dhëndrit të vëllait të Nasip Nacos, i cili në atë kohë mbante pozicionin e shefit të spitalit.

Lidhur me dëshminë ka reaguar Nasip Naço.

“Jam njohur sot nga mediat ku përmendet emri im. Dua të theksoj se:
1. Distancohem nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe ftoj organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje.
2. Roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar. Ministri:
– Nuk heton,
– Nuk ngre akuza,
– Nuk pushon çështje,
– Nuk jep vendime fajsie apo pafajsie.
Detyra e tij lidhet vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj.
3. Gjatë ushtrimit të detyrës sime si Ministër i Drejtësisë, nuk kam miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë.
4. Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo, individualisht apo në bashkëpunim, për të dëmtuar integritetin tim. Akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër”, shprehet ai.

Next Post
“Opozita do të jetë agresive, por…”/ Peleshi porosi deputetëve të grupit të PS: Evitoni mungesat!

Rama "blindon" ekipin për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In