• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më mirë një parti e re konservatore sesa ndryshim i PD-së

by Ben Andoni
29/04/2021 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipëria ka një mungesë trishtuese të parimeve të së Djathtës, përfaqësuar prej partive që mëtojnë se janë brenda kësaj ideologjie, por më shumë se kaq një frustrim në ditët e fundit për t’i mbushur mendjen leadership-it të saj se duhet të dorëhiqet. Procesi do të jetë i vështirë por jo i realizueshëm, pasi pjesa më e madhe e njerëzve të së Djathtës i gjen justifikimin z.Basha për të mos dhënë qëndrimin. Tek e fundit kjo statusquo është e mirë për ta, veçse jo për votuesit e tyre.

Po çfarë duhet të bëj në këtë rast e Djathta shqiptare?! Votat e mbledhura nga aleatët e vegjël nga të ashtuquajturit konservatorët e vegjël jo vetëm nuk e ndryshuan diferencën me PS të Ramës, por as nuk mundën t’i jepnin ndryshimin e premtuar vendit. Zhgënjimi është i madh jo vetëm për ta por edhe fashën ideologjike që ata përfaqësojnë.

Më i hidhur nga të gjithë është vetë diskursi politik i Lulzim Bashës, i cili me qëndrimin e tij duket se do ta vonojë njohjen e zgjedhjeve për të fituar kohën e nevojshme të qetësimit të kundërshtarëve në parti. Kjo e shpjegon fillimin e turit të ecejakeve të ambasadorëve që do të konsumojnë këtë pranverë nga Selia e PS drejt SHQUP-it të PD-së, derisa Basha të futet në sistem, gjoja për hir të forcave madhore jo për të. Dhe, derisa të mbarojë kjo Basha me ligjërimin e tij që shkonte nga përmbysja e sigurt e së dielës, më pas tollovinë e kutive dhe pastaj për paragjykimin e zgjedhjeve të manipuluara, ka kohë të heqë vëmendjen. Sepse Basha e di mirë që ne, shqiptarët, harrojmë shpejt. Po fare shpejt.

Ndërkohë është një masë e madhe, veç njerëzve të zhgënjyer dhe të përzënë me kohë nga PD-ja që nuk mund të durojnë. Por e keqja e tyre është se duan të shfrytëzojnë asetet njerëzore dhe strukturat e PD-së për të shpalosur e shtrirë idetë e tyre. Që në fakt, është e pamundur. Idetë e sfiduesve të PD-ja janë të mira, por një makinë nuk e bën të mirë vetëm dukja por edhe motori dhe agregatet e tjera. Dhe, ngutja duke përdorur në masë të vjetra nuk është se do i ndihë aq shumë. Për më shumë pronësia e kësaj partie nuk është e njerëzve, por e pak njerëzve, që e duan Bashën të jetë aty. Me buzëqeshjen dhe pamundësinë e tij.

Problem është se pse njerëzit e reformës së PD-së nuk e fillojnë prej konservatorizmit. Pasi logjika e tillë e ndan shumë vetë këtë formacion prej paqëndrueshmërisë dhe mungesës së besimit, që ka ngritur.

Sipas Michael Oakeshott, njërit prej ideologëve të Konservatorëve: “Të jesh konservator … do të thotë të preferosh të njohurën në vend të së panjohurës, të preferosh të provuarin e jo të paprovuarin, faktin nga misteri, aktualitetin për të mundshmen, të kufizuarin në vend të së pakufizuarin, të afërtin në vend të së largëtit , e mjaftueshmen për deri të tepërtën, e përshtatshmen drejt perfektes, gëzimin e tanishëm në vend të lumturisë utopike “.

Por, në fakt, Partia Demokratike nuk kthehet dot më sepse është larguar krejtësisht nga gjërat e prekshme (ato po ia merr PS-ja)  e jo pak herë sloganet e saj janë jo pak të Majta. Ndaj, një parti e re, mund të jetë zgjedhja e vërtetë që duhet të kthehet në respektimin e zemrës së parimeve të ideologjisë së konservatorëve, e cila shkon direkt për respektimin e institucioneve të parlamentarizmit, të drejtat e pronës, religjionit dhe kthimit të vërtetë të vlerat e traditës. Dhe, me kauzën e pronës, bash atë që PD-ja e çoi në shkatërrim Shqipërinë mund të rinisë një ngritje që të inkurajojë njerëzit e saj më të mirë. Harxhimi i energjisë për një ringritje të një partie të tillë është e kotë. Berisha, njeriu që vendos ende, e tregoi këtë. PD-ja e tij është e pandryshueshme dhe mban bash fytyrën e Bashës. Ndaj duhet një parti e re konservatore, e qepur me parimet e filozofisë sociale dhe politike të saj. E kërkon koha. (Javanews)

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ndryshimi fillon duke zbuar Sali Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In