• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më mirë i kanë pasur raportet Enver Hoxha me Fadil Hoxhën se Edi Rama me Albin Kurtin

by Enver Robelli
11/06/2022 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Hoxha i Gjirokastrës dhe Hoxha i Gjakovës mund të mos kenë pasur respekt për njëri-tjetrin për arsye ideologjike.

Por sidomos nga viti 1968 deri më 1981 lidhjet kulturore, shkencore dhe arsimore mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë tepër të ngushta dhe me efekte të mëdha në nxitjen e entuziazmit patriotik në Kosovë.

Rrugën për këtë entuziasëm e ka hapur udhëheqja komuniste e Kosovës – fillimisht me sigurimin e autonomisë së Kosovës më 1974, që përbën bazën e shtetësisë së mëvonshme të Kosovës.

Çka ndodhi me Ramën dhe Kurtin?

Kur më 2018 protestuan studentët në Shqipëri, Edi Rama besonte dhe frikësohej se në këto protesta kishte gisht Vetëvendosja. Nuk ishte as çereku i së vërtetës. Arsyet e protestës gjendeshin brenda Shqipërisë.

Pastaj Albin Kurti mendoi se duhet të merret me politikë edhe në Mallakastër. Ishte një ndër gabimet e tij të mëdha strategjike. Edi Rama që më parë e kishte quajtur Vetëvendosjen pasuri kombëtare (sic!) vendosi, befas, që ta zbulojë pasurinë e re “kombëtare”: Ballkanin e Hapur. Një projekt të përbashkët me presidentin serb.

Tash Kosova dhe Shqipëria zyrtare janë këtu ku janë: komunikim mes dy kryeministrave pothuaj nuk ka. Kurti ka zgjedhur kryesisht heshtjen, Rama ka zgjedhur deklaratat e pamatura mbi të kaluarën. Luftërat e Serbisë në Ballkan nuk i përmend fare.

Gjithë plojën serbe e përshkruan si rrokopujë ballkanike ku secili paskësh vrarë e therur tjetrin e kështu me radhë… Kjo tingëllon si një “koment” për ndonjë film të Emir Kusturicës ku disa romë të degraduar si ciganë bëjnë muzikë me klarinetë në një kafehane të pistë ballkanike në të cilën nuk dihet se kush pi, kush paguan dhe kush kë e vret dhe masakron…

Kështu është në filmat e Kusturicës, ndërsa në historinë që e kanë përjetuar popujt e Ballkanit është krejt ndryshe: Serbia ka sulmuar 4 popuj në Ballkan (sllovenët, kroatët, boshnjakët, shqiptarët e Kosovës).

Dhe së paku këtë fakt kryeministri i Shqipërisë duhet ta përmend, sepse politika serioze nuk duhet të bie në nivel të muhabeteve të kafehaneve. Aty, në kafehane, gjendet presidenti serb. I pëlqen të pjek qofte, të flasë për verëra të mira dhe të amnistohet nën tymin e skarës… Çfarë spektakli! Dhe çfarë skandali!

Next Post
“Jemi trembur aq shumë sa…”/ Romeo dhe Donaldi rrëfejnë për herë të parë ngjarjen e rëndë me të cilën janë përballur: U detyruam të…

“Jemi trembur aq shumë sa…”/ Romeo dhe Donaldi rrëfejnë për herë të parë ngjarjen e rëndë me të cilën janë përballur: U detyruam të...

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Ju duhet te qartsoheni kure shkruani per edvinin,edvini eshte matrapas,hajdut i kalibrit,edvini kerkon te beje Z Albin Kurtin,sic ka bere ata te ps,te cilet jane pa shtyll kurrizore.Skan bythe ta kundershtojne te shtryllurit e ps,edvini donte tacin qe te dy ishin per coptimin e Kosoves.Prandaj edvini i oligarkve,me Z kurti eshte shume large ne te gjitha pikpamjet qeverisese.Nuk ja vlen te folesh me shume per antishqiptaret e vertete,edvini tani me eshte me i urryeri nga Kombi SHqiptare.

    Reply
  2. Zeno Mati says:
    4 years ago

    O Robelushkë, je gabim.
    Shqipëria, keq apo mire, eshte shtet tash e 110 vjet.
    Ju Koqevaret, akoma nuk jeni shtet. Jeni me fustan (fusnotë). Mbani rradhë si delet për viza dhe paguani sa frengu pulën për të marrë shtetësinë shqiptare, me qellim daljen në europë si gjithë shqiptaria këtej kufiri.
    Të keqen, kërkoje tek Albin Kurti, tek Ramushi Haradinajve, tek Vjosa Osmani etj, etj….
    Gjithe ju kosovaret, jeni pa karakter.
    Mos e kerko te keqen jashte shtepise. Kerkoje brenda shtepise. Vetem keshtu do te ecni përpara.
    Po vazhduat keshtu, do te këtheheni përseri siç ishit, një krahinë autonome e Serbisë.
    Ju kosivaret, në vend të truve keni koqe e loqe dhe vetvetiu gjuha juaj është k……r.
    Nashti o Robelkë, mo ha mut më, me shqiptaret e Shqipërisë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Darka e fundit dhe mesazhi sekret, publikohen videot, momenti i vrasjes së Liridonës dhe britmat e fëmijëve

Darka e fundit dhe mesazhi sekret, publikohen videot, momenti i vrasjes së Liridonës dhe britmat e fëmijëve

December 22, 2025
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të SHBA paralajmëron për përplasje mes presidentit, Kongresit dhe gjykatave

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të SHBA paralajmëron për përplasje mes presidentit, Kongresit dhe gjykatave

December 22, 2025
Rolling Hills Liqeni, drejt finalizimit faza e parë e projektit

Rolling Hills Liqeni, drejt finalizimit faza e parë e projektit

December 22, 2025
Protesta e Berishës, Policia e përgatitur për çdo skenar, rreth 1300 efektivë në terren

Protesta e Berishës, Policia e përgatitur për çdo skenar, rreth 1300 efektivë në terren

December 22, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

December 22, 2025
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Plagosja me armë në Kukës, vetëdorëzohen në polici 2 vëllezërit e shpallur në kërkim

December 22, 2025
‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me debate të ashpra brenda shtëpisë Big Brother VIP

‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me debate të ashpra brenda shtëpisë Big Brother VIP

December 22, 2025
“Me fermerët në Shqipërinë 2030”, Rama: Kontrata me BE kërkon cilësi dhe standarde në bujqësi

“Me fermerët në Shqipërinë 2030”, Rama: Kontrata me BE kërkon cilësi dhe standarde në bujqësi

December 22, 2025
VIDEO- Regjistrohet stuhi në Gramsh, Elbasani përfshihet nga moti i keq

“Java e fundit e 2025 shumë e ftohtë”, meterologia: Reshje shiu dhe dëbore

December 22, 2025
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Ironizon protestën e PD, Manjani: Erdhi më në fund dita të rrëzojmë Ramën, çe do Vrenozi na hyri në Big Brother…

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In