Një i ri nga Shqipëria është ndaluar nga autoritetet holandeze të Roterdamit. 20-vjeçari lëvizte me një “Audi” të viteve të fundit, dhe kjo nxiti policinë që të vihej në ndjekje të tij.
Pas kontrolleve në automjet u gjetën 160 mijë euro të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete të paligjshme.
Në një postim në faqen zyrtare të policisë holandeze thuhet se kartëmonedhat ishin fshehur brenda makinës.
I riu shqiptar ndaloi në një lagje të Roderdamit dhe hyri në një banesë. Pak minuta më pas ai doli dhe filloi të lëvizte me makinën e tij e cila u ndoq nga policia dhe u ndalua për kontroll.
/a.r