• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me Macron në krah, po më tej? Rama: Sfidë, që pozicioni ynë i ri, të mos lidhet me qëndrimin tim në detyrë

by Java News
15/04/2024 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë intervistës në “Real Story”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka hedhur një bazë, e cila mund të hidhet edhe përmes komunikimit dhe krijimit të një afrimiteti në mes liderëve, vendet si Franca nuk i ndryshojnë këto baza sepse vijnë dy liderë të tjerë.

Ai ka theksuar se sfida e tij është që ky pozicion i ri i Shqipërisë të mos jetë një meteor i një periudhë kohe që lidhet me qëndrimin tim në detyrë.

Sipas kryeministrit, ne jemi një vend i vogël, nuk jemi një vend që kemi arsye që të ndajmë preferencat mes miqve.

Pjesë nga intervista:

Z. kryeministër, padyshim që raporti juaj me Macron është shumë special, dhe duhet thënë se ka një vlerë të shtuar në atë që po përjetojmë në këtë muaj mjalti mes Tiranës dhe Parisit, por klima në Paris mund të ndryshojë. Pasnesër mund të jetë Le Pen në krye të këtij vendi, nga ana tjetër ne si vend, jemi një vend që kur vjen puna për të marrë helikopterin marrim nga amerikanët, kur vjen puna për projektet energjitike si i Skavicës, Berisha zgjidhte francezët ndërkohë që ju zgjodhët amerikanët. Pra le të themi Shqipëria strategjikisht vijon të ketë SHBA aleatin e saj kryesor, konkurent në sferën globale me Francën. Përtej këtij momenti personal, a mundet që Franca të kthehet një aleatë afatgjate e Shqipërisë?

Rama: E para, ne kemi hedhur një bazë dhe pavarësisht që bazat si kjo mund të hidhen dhe hidhen edhe përmes komunikimit dhe lidhjes krijimit të një afrimiteti në mes liderëve vendet si Franca nuk i ndryshojnë këto baza sepse vijnë dy liderë të tjerë. Sigurisht që çka na takon ne dhe është shqetësimi im i madh dhe sfida ime e madhe është që ky pozicion i ri i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të mos jetë një meteor i një periudhë kohe që lidhet me qëndrimin tim në detyrë por të jetë një pozicion i Shqipërisë që kthehet në një vijë të traditës së politikës tonë të jashtme duke nisur nga qasja, jo më me atë servilizmin provincial karakteristik për shumë e shumë vite, dhe as me karshëllikun po provincial dhe me shpërthimet po provinciale sic ka ndodhur në ndonjë rast në të shkuarën që i kanë kushtuar Shqipërisë rëndë. Si për shembull në kohën e çarjes së madhe me SHBA në vitet përpara shkatërrimit të madh fizik dhe financiar të vendit. Ne jemi një vend i vogël, nuk jemi një treg, ku Franca, Amerika, Kina apo kushdo qoftë luftojnë për të marrë një vend, apo për të marrë territore. Ne jemi një vend i vogël, nuk jemi një vend që kemi arsye që të ndajmë preferencat mes miqve. Ne i kemi miq dhe partnerë të gjithë, SHBA janë një aleat i pazëvendësueshëm i Shqipërisë, por po kaq strategjik dhe i pazëvendësueshëm është BE dhe kur hyjmë te BE kemi Francën, Gjermaninë, Holandën, Italinë. Dhe duke u kthyer te ajo që the, në Itali ndryshoi qeveria erdhi një parti me të cilën nuk kishim asnjë lloj marrëdhënie, një parti me një lider që shihej si djalli i zi që mori fuqi në Romë dhe që do turbullonte të gjithë Europën, një parti që nga pikëpamja e ngjyrës politike ne nuk mund të ishim më larg se sa ishim dhe sot marrëdhëniet tona me Italinë janë më të mirat që kanë qenë ndonjëherë. Marrëdhënia ime me kryeministren është një marrëdhënie e shkëlqyer, kur hidhen bazat nuk ndryshojnë sepse këto vende funksionojnë me respekt për muret që ngrenë dhe që duhet ti ngrenë më lart. Jo hajde hiq gurët se i ka vënë ai tjetri, ose hajde hap gropën se këtu gropën që ishte e mbylli ai tjetri./m.j

Next Post
Marrëveshjet me Francën/ Rama: Më shumë kemi marrë se kemi dhënë. Përpjekje e madhe për t’u afruar me Francën

'Beleri'/ Rama: Greqia partner strategjik. Nuk duam estradë ballkanike me gërhama nacionaliste në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In