• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Më lirë të fluturosh në gjysmën e parë të këtij viti, në verë çmimet…

by Java News
18/02/2019 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Verën e kaluar, pasagjerët që udhëtonin në Shqipëri në fillim të muajit gusht dhe ata që donin të largoheshin në fund të atij muaji u përballën me çmime të “çmendura”, që arrinin deri në 300 euro për një drejtim edhe në destinacionet drejt Italisë, ku shkojnë më shumë sesa gjysma e pasagjerëve.

Operatorët e tregut dhe burime nga Tirana International Airport pohuan se arsyeja kryesore lidhej me asimetrinë e kërkesës, ku gjithnjë në fillim të gushtit vijnë emigrantët, ndërsa në fund ata largohen. Kompanive nuk u leverdis të shtojnë linjat vetëm për atë periudhë, pasi i skedulojnë udhëtimet që gjashtë muaj përpara.

Të paktën për gjysmën e parë të këtij viti ka një lajm të mirë për udhëtarët. Çmimet e biletave janë në nivelet e tyre më të ulëta dhe për shumë destinacione italiane mund të gjesh një biletë vajtje- ardhje për 100 euro, nëse e prenoton në avancë, sipas një kërkimi të Monitor në faqet e operatorëve ajrorë që veprojnë në Shqipëri.
Në Romë, në mars mund të shkosh e të vish me 140 euro.

Për në Londër, në muajin mars mund të gjesh bileta me 120 euro vajtje-ardhje.
Rreth 100 euro është dhe bileta për në Budapest në mars.

Më të lira janë dhe destinacionet e Gjermanisë, që historikisht kanë qenë më të shtrenjtat, ku një biletë për në Dortmund, vajtje-ardhje, kushton rreth 130 euro.
Për në Shtetet e Bashkuara, deri në muajin qershor, biletat janë mesatarisht 600-700 euro vajtje-ardhje.

Në verë sërish shtrenjtim

Duke filluar nga korriku, biletat pritet të jenë sërish të shtrenjta. Në korrik, mund të shkosh në Londër me 70 euro, ndërsa për kthimin duhet të mendoheni mirë, pasi do t’ju kushtojnë rreth 370 euro edhe nëse e prisni biletën sot.

Në Dortmund, bileta vajtje-ardhje shtrenjtohet në rreth 210 euro.
Edhe në Budapest, në korrik, nuk mund të gjesh një biletë vajtje-ardhje më të lirë sesa 250 euro.

Edhe Italia është më e shtrenjtë në verë, ku një biletë në korrik në Romë, vajtje-ardhje, kushton mesatarisht mbi 200 euro.

Amerika bëhet pothuajse e papërballueshme në verë, ku çmimet kërcejnë në rreth 1,000 euro e më shumë.

Ekspertët e agjencive turistike tërheqin vëmendjen që shqiptarët e lënë biletën për në minutën e fundit. Ata rekomandojnë që udhëtimi të planifikohet gjithnjë disa muaj më herët, sidomos kur bëhet fjalë për periudhën e verës, që të mos përballen me çmime të papërballueshme, prej 300 eurosh në një drejtim. Monitor/

E.Xh./

Next Post
Çfarë i ofroi Pakistani? Nënshkruhet marrëveshja 20 miliardë dollarëshe me Arabinë Saudite

Çfarë i ofroi Pakistani? Nënshkruhet marrëveshja 20 miliardë dollarëshe me Arabinë Saudite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In