Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me notat e këngës “Për ty atdhe”, e rikompozuar nga tenori shqiptar nga Kosova Ramë Lahaj.
Rama me këtë këngë ai ka uruar një javë të mbarë për të gjithë shqiptarët.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë këngë të dashur ju uroj një javë të mbarë, pa harruar asnjë çast të mbroni shëndetin në këtë kohë kaq sfiduese”, shkruan Rama.
Tenori nga Kosova, Ramë Lahaj, me rikompozimin e këngës “Për ty atdhe”, ka sjellë një dhuratë të çmuar për mbarë kombin shqiptar në 108-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
g.kosovari