• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më kërkonte llogari për lekët”, zbardhet dëshmia e vrasësit të gruas në Memaliaj

by A R
01/05/2019 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa lekë të shpenzuara nga kursimet e përbashkëta, u bën shkaktare për një debat që i kushtoi jetën Antoneta Hoxhës, në fshatin Vagalat 25 km larg nga Memaliaj. Bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha nuk e duroi faktin se bashkëshortja e tij, prej më shumë se një muaji po i kërkonte “llogari” se ku i kishte shpenzuar kursimet e disa viteve, dhe zgjodhi ta godiste me levë pas kokës, duke e lënë të vdekur në vend.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi jo vetëm Memaliajn, por mbarë opinionin publik, Report Tv ka zbardhur dëshminë e 63-vjeçarit në Polici. Hoxha në fillim nuk e ka pranuar krimin, por më pas është “dorëzuar” duke rrëfyer gjithçka.

Burime bëjnë me dije se 63-vjeçari është shprehur ngjarja nuk ka ardhur për motive xhelozie, por për disa para të shpenzuara nga kursimet e tyre të përbashkëta, për të cilat bashkëshortja nuk ishte vënë në dijeni.

Mësohet se gjendja e Hoxhës nuk ka qenë e mirë. Ai është mbajtur ditën e sotme me qetësues, sepse pasi e ka qenë i ndërgjegjshëm për veprimin që ka bërë, nuk ka pushuar së qari, e ndërsa endej në dhomë duke kërkuar të shoqen.

Antoneta Hoxha është dërguar për në banesën e fundit mesditën e sotme, e ndërsa mësohet se varrimi është bërë në fshatin e saj të lindjes, Veliqot të Tepelës, pasi familjarët e saj nuk kanë qenë dakord të varrosej në fshatin e “burrit vrasës”.

Çifti ka së bashku një djalë dhe tre vajza, të cilat i ka martuar, dy janë në Greqi dhe një në kryeqytet.

/a.rada

Next Post
VIDEO/ 1 Maji në Europë/ Në Paris, gurë e gaz lotsjellës, 20 aktivistë arrestohen në Stamboll, protesta dhe në Rusi

VIDEO/ 1 Maji në Europë/ Në Paris, gurë e gaz lotsjellës, 20 aktivistë arrestohen në Stamboll, protesta dhe në Rusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

February 27, 2026
98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

February 27, 2026
Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

February 27, 2026
Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

February 27, 2026
Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

February 27, 2026
“Specialja” kthehet nga pushimet, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nis seanca në Hagë, të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm

February 27, 2026
PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

February 27, 2026
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë

SPAK lexon pretencën, sa vite burg kërkon prokurori për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

February 27, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

February 27, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

Tabaku: 90 familje në rrugë! “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In