• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me kë kujton se flet? Mbylle mo gojën!” Përjashtohet konkurrenti pas sherrit në Love Story

by Java News
17/12/2021 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një deklaratë e Xhenit në dhomën e kuqe ka ngjallur debate në studion e ‘Love Story Talk’. Konkurrentja tha se Bajroni, të cilin e ka shok, ka pëlqim për të dyja vajzat, si për Dean dhe për Danielën.

Dy fronistet kanë kërkuar shpjegime nga Xheni, por ajo tha se nuk do tregojë asgjë pasi është mendimi i saj dhe kërkon perfektin për Bajronin.

Xheni: Bajroni ka tërheqje për të dyja, ka dhe për  Danielën ka dhe Dean. Me Dean për shkak të historisë së tyre të njohjes në avion, mënyra se si janë njohur, rastësia që janë takuar këtu sërish.Daniela i duket një njeri pozitiv dhe shumë i sinqertë. Kush më pëlqen mua? Asnjë nga të dyja. (Qesh).

Daniela: Ai (Bajroni) është i lirë ti njoh të dyja vajzat dhe mua dhe Dean. Por dua të theksoj një fakt, ku e panë takimin e ftohtë dhe atë ftohtësinë mes nesh, por kishte ngrohtësi, por nuk kanë arritur që ta kuptojnë.

Eni Shehu: Ndalemi tek një deklaratë thumbuese e Xheni. Tha që nuk i pëlqen as njëra dhe as tjetra.

Dea: Dakord, por pse?

Xheni: Ky është mendimi im, nuk ka të bëj fare me Bajronin. Unë nuk shoh potencialin e duhur dhe kërkoj perfekten për Bajronin.

Eni Shehu: Në raport se çfarë kërkon ai nga vajzat.

Xheni: Jo çfarë kërkon Bajroni nga vajzat, por çfarë kërkoj unë për Bajronin. Unë kërkoj perfekten.

Ditën e djeshme në “Talk Love Story” Kristi ka përmendur familjarët e Sellmës e cila e prekur nga situata e djeshme ka reaguar sot ndaj tij.

Sellma: Kohët e fundit Kristi ka marrë shumë superxhiro dhe doja ta pyesja që a të ka mësuar babi që kur e thua diçka tëmbash përgjegjësi dhe mos bëj show me familjen time. Sepse ne nuk jemi si familja juaj që jeni mësuar të bëni show dhe nuk e keni problem këtëpjesë. Kështu që show bëje me mamin dhe motrën tënde, me familjen time nuk ke punë. Hera e parë dhe e fundit.

Kristi e ka ironizuar gjithë këtë situatë duke bërë mimika ndaj Sellmës.

“Më vjen keq po të kem vënë në këtë situatë. Edhe ti bëre një koment për babain tim,” ka thënë Kristi.

Daniela në spektaklin e të hënës “Love Story” ka zgjedhur Vilianin për një takim tjetër gjatë kësaj jave. Kjo ka nxitur reagimin e djemve të tjerë konkurrentë në spektakël mes të cilëve Bajroni është rrëfyer në dhomën e kuqe për këtë takim. Sipas tij Viliani i ka kërkuar takimin Danielës.

Bajron: Unë nuk besoj se ka një rrjedhshmëri ngjarjesh mes Danielës dhe Vilianit. Takimi jonë ka qenë aq perfekt në mendimin tim se unë isha shumë i sigurtë për një takim të dytë me të. Viliani është gjithmonë duke kërkuar vëmendjen e saj si me dashje si padashje, si me forcë, si pa forcë. Gjëja që e ka shtyrë atë ishte Viliani, se edhe para se të fillonte show Viliani ishte shumë i agravuar. Besoj se ka qenë një takim më shumë i kërkuar nga Viliani se nga ajo.

Pas rrëfimit të Bajronit në dhomën e kuqe në studio ka nisur një debat i ashpër mes djemve dhe marrëdhënies Vilian-Daniela.

Eni Shehu: E ke ndjerë veten në presion nga Viliani për këtë takim?

Daniela: Jo. Unë doja t’i thoja Bajronit…

Bajron: Viliani ta ka kërkuar takimin se ndryshe do të largoej nga emisioni. Dhe ti e ke pranuar vetë takimin.

Daniela: Shumë bukur që ma ka kërkuar. Kërkoje edhe ti.

Bajron: Ti ke rënë pre e presionit të Vilianit. Ti ke qenë ajo femër me dy standarte që ke sharë Vilianin tek ne. Tani

Daniela: Më gjej një detaj që unë kam sharë Vilianin, e dyta nuk janë të gjithë si puna jote si grua e keqe që merren me llafe

Bajron: Unë merrem me llafe apo ti merresh me llafe?

Më tej në debat është përfshirë edhe Serxhani.

Serxhan: E ke kërcënuar që të dalësh në takim. Një mashkull që e kërcënon një femër nuk është mashkull.

Viliani: Po lëpihesh mo vlla.

Daniela: Është e tepërt,asnjë lloj kërcënim.

Vilian: Fol tamam,pse të merret goja?

Daniela: Serxhan qetësohu.

Serxhan: Unë Danielën e kam shumë xhan, e kam shumë qejf. Në këtë rast është viktima e atij, e pranoi vetë pas puntatës së të hënës…

Vilian: Po pse dridhesh mo plak?

Serxhan: Po s’po dridhem prej teje…. Një mashkull që bën kërcënime nuk është mashkull.

Daniela: O njeri, nuk ka bërë asnjë lloj kërcënimi. Mos e zgjat më! Ça do t’i që flet?

Serxhan: Pas puntatës së të hënës Daniela tha vetë me gojën e saj Vilianin nëse nuk do e zgjidhja ai do të largohej nga emisioni. Një mashkull që i kërkon diçka të tillë një femre nuk është mashkull.

Vilian: Ça është ai?

Serxhan: Nuk është e drejtë që ne të shkojmë t’i themi vajzave më lë takim.

Rei: Nuk kemi pse të sulmojmë njëri-tjetrin fare. Ajo që ka parë Serxhani ndoshta është e vërtetë ndoshta nuk është e vërtetë…

Serxhan: Po është e vërtetë se ka edhe dëshmitarë të tjerë që kanë qenë aty.

Vilian: O Serxhan me kë kujton se je tu fol?

Serxhan: Mbylle mo gojën aty mos ta dëgjoj shumë zërin.

Pas këtij momenti programi është ndërprerë dhe Serxhan është përjashtuar nga produksioni për sjelljen e tij.

Në puntatën e “Talk Love Story” u komentua mbi raportin e Danielës dhe Vilianit duke iu referuar afrimitetit që ata kanë treguar si dhe për postimet e tyre në rrjetet sociale që hedhin aludime se dyshja mund të jenë të lidhur jashtë programit. Por si qëndron e vërteta? Dyshja tregojnë variantin e tyre.

Eni Shehu: E gjithë kjo koncidencë na bën pak habi, si është e vërteta Vilian?

Viliani: E vërteta është se të dy kemi qenë aty, por nuk kemi qenë bashkë. Kemi qenë në distancë, unë në cep, ajo në cep dhe unë e mora vesh që ishte aty. Daniela u fut live, unë u futa live me të dhe kaq.

Bajroni: A nuk keni qenë bashkë në makinë të dy?

Vilian: Bajron ndonjë fakt a ke?

Bajroni: Ata kanë qenë bashkë në një ambient dhe nuk kanë qenë bashkë në makinë.

Daniela: Gjëra të shpifura nuk i pranoj dot. Nuk jemi si ju që dalin grupeve dhe kënaqeni. E para e punës, unë kam qenë me shoqet e mia në VIP, Viliani ka qenë me tezen dhe me vëllain e tij te VIP-i poshtë. Ne kemi pasur dy distanca. Nuk do t’i bëja këto gabime në ambiente të tilla. Më vjen shumë keq që është marrë personale nga çunat dhe shpifin gjëra se unë kam qenë me Vilianin./tvklan.al

Next Post
“5 Maji”, familjet e 3 pallateve të para marrin çelësat e shtëpive brenda vitit

“5 Maji”, familjet e 3 pallateve të para marrin çelësat e shtëpive brenda vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com