• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Më ke goditur, do të të vras”, fqinji i alkoolizuar terrorizon djalin 12-vjeçar

by A M
18/10/2023 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Stop” ishte në qytetin e Lushnjës. Një zonjë ankohet se fqinji përbën rrezik për fëmijën e saj 12 vjeç.

Denoncuesja: Urojmë që të arrijmë qëllimin, që jo vetëm të shpëtohet fëmija im, por në këtë rast do të shpëtojmë shumë fëmijë nënash, shumë bij nënash, sepse janë 12 vjec. Ai nuk ka fuqi të mbrohet.

Gazetari: Mos u shqetëso!

Denoncuesja: Kështu që, nuk e di, nëse do të më ndihmoni. E vetmja zgjidhje, te ju më vajti mendja, se nuk kisha, vetëm Zoti dhe ju, thashë. Nuk di më. Përderisa shteti nuk mendoi për  jetën e fëmijës tim dhe timen bashkë… Kam një problem madhor me një komshi këtu përballë lagjes sime, që ma kërcënon fëmijën, që prej muajit qershor, me pretekstin, që fëmija im, sikur godet në xhama, në dyer. Duke qenë se unë, nga Qershori, tre muajt e verës nuk jetoj fare këtu, sepse jetoj nga familja ime, me pushimet e mia, me punët e mia. Dhe ai, sa herë që unë vij te dera për të hapur oborrin, sikur na ruan, sikur na vëzhgon, direkt shkon te fëmija dhe i thotë: “Ti më ke goditur! Do të të vras! Do të të bëj…!” Prej kohës, që unë e kam denoncuar, që gati dhjetë ditë pothuajse, që unë shkoj në polici, bëj deklarata, bëj kallëzime, bëj denoncime, ai më kërcënon duke më thënë: “Do shikosh, se çfarë do të të gjejë, që nga dita që ke denoncuar”. Sa herë që na shikon, te djali drejtohet, për ta kapur, i drejtohet me dhunë, do të të bëj këtë, atë… kërcënime nga më të frikshmet. Kam edhe një vajzë rreth dhjetë vjeçe, por që është i fiksuar me djalin.

Ndërkohë kemi të bëjmë me një person, që është i alkoolizuar dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Denoncuesja thotë se prej 10 ditësh ka shkuar në polici, ku ka bërë deklarata e kallëzime. Por jo vetëm që asgjë nuk është zgjidhur, por fqinji është bërë edhe më agresiv.

Ai i vjen në derë dhe e kërcënon zonjën dhe djalin e saj.

Denoncuesja: Kush?

Fqinji: Komshiu.

Denoncuesja: Çfarë kërkon?

Fqinji: Hape derën!

Denoncuesja: Çfarë kërkon, thashë? Fol!

Fqinji: Nuk kërkoj gjë.

Denoncuesja: Po atëherë, çfarë kërkon te dera ime?

Fqinji: Hape derën!

Denoncuesja: Ore, do ikësh tani, apo të thërras policinë tani, prapë?

Fqinji: Të flisja me ty!

Denoncuesja: Do ikësh tani, apo të thërras policinë tani, prapë? Ik tani se…!

“Stop” e takoi qytetarin në fjalë dhe ai pranoi se pi raki, por thotë se e ngacmojnë fëmijët e lagjes.

Fqinji: Unë pi raki. Jam ndarë nga gruaja. Më ngacmojnë kalamajtë e lagjes, atje.

Gazetari: Të ngacmojnë kalamajtë? Çfarë të thonë ata?

Fqinji: Plakën time ma ngacmonin. Ma grisën rrjetën dhe dritaren. Çdo pasdite për pasdite vijnë atje, më gjuajnë me gurë.

Gazetari: Kush të gjuan, konkretisht?

Fqinji: Kalamajtë, ore!

Gazetari: Të lagjes?

Fqinji: Po, pra!

Gazetari: Ndonjë person, që e njeh ti?

Fqinji: Të asaj (fqinjës).

Fqinji: Ja, si iku me vrap ai! (Sheh në rrugë një fëmijë, që kalon rastësisht).

Gazetari: I tyre është?

Fqinji: I tyre, po! E pe si iku? Erdhi aty… nuk i njoh, thashë. Nervore, e di, kur kam unë? Kur më shqetëson njeri, atëherë! Unë tani po të tregoj, apo jo? Po, pra!

Pas shumë përpjekjesh, ai është dërguar te specialistët. Institucionet në Lushnjë, nuk e kanë trajtuar kurrë këtë rast siç duhet. Këtë herë urgjenca ishte e vetmja mënyrë e shpejtë për ta trajtuar. Pasi ai u bind nga emisioni “Stop” u bë i mundur transportimi për të marrë mjekimin e çastit, por jo të duhurin. Në mungesë të një mjeku toksikolog, pasi Lushnja nuk zotëron një mjek të tillë që duhet të trajtojë pacientët e tillë dhe në mungesë të mjekes psikiatre, e cila nuk ndodhej në punë, gjithçka mundej të bëhej ishte vetëm ky shërbim i çastit. “Stop” i bën thirrje të gjitha strukturave shtetërore të Lushnjes të kenë vëmendjen ndaj këtij rasti.

Gazetari: Jemi për të mirën tënde.

Fqinji: E di!

Gazetari: Kur e di, do e bësh këtë për ne. Do e bësh për mua? Ke nevojë për trajtim për momentin dhe do të të sjellim prapë këtu. Mirë? Do e bëjmë bashkë? Bravo, bravo, shumë bukur!

Infermieri: Çohu avash, se mos vritesh!

Gazetari: Bravo, ti je goxha zotëri! Hajde me mua, se më do mua!

Valentina Asabella, mjeke psikiatre, thotë se për rastin e qytetarit, bëhet fjalë për psikoza, që ndodhin post alkoolit. Ai duhet të trajtohet menjëherë.

“Tek një person që ka një alkoolizëm kronik dhe ka vite që abuzon me pijet alkoolike ka shumë mundësi që të shfaqen edhe probleme të shëndetit mendor të tilla si deluzionet e përndjekjes, që në këtë rast më shpjeguat që personi ka ide fiksuese në kokë. Në këto raste nëse personi si pasojë e varësisë alkoolike ka probleme të tilla që rrezikojnë jetën e personave të tjerë që janë përreth tij, personi duhet të marrë një herë një ndihmë në trajtimin psikiatrik, që i ofron edhe kufizimin në mosdëmtimin e vetes dhe të tjerëve dhe pastaj mund të flitet për një ekzaminim më specifik dhe pak më të butë të trajtimit në toksikologji dhe shërbimet që ofrohen nga mjekët toksikologë”, tha ajo.

/a.d

Next Post
Gjyqtari pranon gjykim të shkurtuar, bëhet palë me grabitësit

Gjyqtari pranon gjykim të shkurtuar, bëhet palë me grabitësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In