Pasi goditi me grusht Sali Berishën, prokuroria tashmë ka nisur hetime për Gert Shehun, për të zbardhur dinamikën se si ka ndodhur ngjarja.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se është dhënë urdhër që të sekuestrohen pamjet filmike të tre ditëve të fundit në vendet ku ka qëndruar Gert Shehu dhe për të parë se më kë është takuar.
Nga ana tjetër personi i cili po e shoqëronte 31-vjeçarin pak para se të godiste me grusht Sali Berishën, ende nuk është identifikuar.
/e.d