• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Me kasaforta në krahë në mes të ditës/ Shkatërrohet grupi i “skifterëve” në Tiranë, 3 të arrestuarve iu sekuestrohen 10 mijë euro

by Java News
09/09/2020 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona të dyshuar si hajdutë serialë në banesa dhe kasaforta të ndryshme, janë vënë në pranga gjatë një operacioni të koduar “Sezoni”.

Efektivët e komisariatit Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, vunë në pranga të dyshuarit.

Të ndaluarit janë E. M., 35 vjeç, S. Sh., 28 vjeç dhe D. B., 32 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjithashtu u shpallën në kërkim A. R., 45 vjeç dhe V. O., 33 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjete, shuma prej 10.000 euro dhe një pajisje për bllokimin e valëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore disamujore ka rezultuar se të dyshuarit janë autorë të vjedhjeve të kasafortave, sendeve me vlerë dhe shumave të parave në disa banesa, konkretisht:

-Më datë 06.09.2020, në rrugën “Nikolla Tupe”, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë brenda së cilës ka pasur disa dokumente personale dhe një shumë rreth 10000 euro, në banesën e shtetasit E. A., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

– Më datë 12.08.2019, në rrugën “Skënder Luarasi”, kanë vjedhur një kasafortë brenda së cilës ka pasur një sasi lekësh te konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit S. P., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

– Më datë 20.07.2020, në rrugën “Ramiz Kovaçi”, kanë vjedhur shumën 7000 euro, në banesën e shtetasit F. Ç.

– Më datë 30.08.2020, në rrugën “Pjetër Bogdani”, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë brenda së cilës ka pasur disa dokumente pronësie, sende me vlerë dhe shumën e parave rreth 1160 dollarë dhe 270.000 lekë, në banesën e shtetasit E. S., i cili në momentin e vjedhjes ka qenë me pushime sezonale.

– Më datë 24.08.2020, në rrugën “Marko Boçari”, kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A. K. Ky shtetas ishte larguar për dy muaj me pushime sezonale dhe kur është kthyer ka konstatuar vjedhjen.

– Më datë 29.08.2020, në rrugën “Zef Jubani”, kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A. Sh. Ky shtetas ishte larguar bashkë me familjen për pushime sezonale dhe kur është kthyer, ka konstatuar vjedhjen.

– Më datë 06.02.2020, në rrugën “Njazi Demi” ” kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases E. D.

Aktualisht vijon puna kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar të dyshuarit.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

g.kosovari

Next Post
“Duhet kujdes i shtuar”/ Shahini publikon VIDEO, apel prindërve:  Kur nxënësit të mbërrijnë te dera e shkollës…

“Duhet kujdes i shtuar”/ Shahini publikon VIDEO, apel prindërve: Kur nxënësit të mbërrijnë te dera e shkollës…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com