• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më kapi nga flokët se s’dola të mjel lopën”/ Gruaja denoncon burrin, por lutet: Aman mos e arrestoni

by Java News
11/06/2022 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 18 vitesh ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë. Ajo u rrah nga kryefamiljari dhe kur një i afërm denoncoi, ajo pranoi të flasë e frikësuar dhe duke thënë mbyturazi se kishte frikë. Por në fund, tek gruaja me inicialet E.H ka mbizotëruar dashuria për të shoqin dhe duke pranuar se ishte dhunuar, ajo pranoi të kallëzojë me kushtin që mos ta arrestonin burrin, por me lutjen që t’i jepnin një urdhër mbrojtjeje.

Por rrëfimi i saj para policisë numër pesë sipas burimeve të Gazetasi.al ishte alarmant ndaj dhe oficerët vrapuan në shtëpinë e çiftit me pranga në duar. Gjithë dhuna e ushtruar ndaj gruas nga Kamza ishte ushtruar për hatër të një lope dhe se përse nëna e tre fëmijëve nuk ishte e gatshme të ndihmonte të vjehërrën. Gruaja që atë ditë ishte pushim dëshiroi të flerë pak më shumë gjumë në mëngjes. Por jo, i shoqi i ka kërkuar që ajo të dalë nga shtëpia dhe të mjelë lopën.

“Pashë që vjehrra u ngrit më shpejt dhe po merrej me mjeljen e lopës. Pasi bashkëshorti pa që e ëma po milte lopën më akuzoi se unë nuk e ndihmoja asnjëherë vjehrrën dhe se asnjëherë nuk e kisha mjelë lopën. “Ti je mësuar keq” më tha im shoq”, rrëfen sipas burimeve policore gruaja e dhunuar.

Në sherr e sipër gruaja ka kujtuar punën e rëndë që bën në një fabrikë dhe punët e shtëpisë që e prisnin gjatë ditës. Madje ka akuzuar familjarët duke thënë “ju e keni zakon ta mbyllni gruan në shtëpi, nuk e lejoni atë që qoftë të flejë pak më gjatë në ditë pushimi”.

“I shoqi, i nevrikosur në moment e ka goditur me shpulla duke i kujtuar se ajo ishte gruaja dhe duhet të bënte çfarë i thotë burri. Këtë skenë e ka parë edhe vjehrra e cila i është lutur të birit të ndalojë dhe të mos kryejë veprime të tilla. Por kryefamiljari ka qenë i papërmbajtshëm”, pohojnë burimet e Gazetasi.al.

“Më kapi për flokësh, më shtriu në divan dhe po më gjuante. Vjehrra qante dhe i lutej të ndalonte. Kur burri doli jashtë, i thashë vjehrrës se do ndahem nga djali i saj se nuk e duroj dot këtë veprim që bëri” . Gruaja, sipas policisë me gjithë akuzat në shtëpi, nuk e ka njoftuar policinë. Pak më vonë, duke ja treguar se çfarë i ndodhi të ëmës me të cilën foli në telefon, ajo ka vepruar duke kërkuar vizitë të policisë në shtëpinë e çiftit.

Kur policia mbërriti aty, gjeti gruan duke qarë dhe që shtoi: dua ti jap edhe një shans, mos e arrestoni por më jepni një urdhër mbrojtjeje që burri të më rrijë larg. E pyetur nga policia se çfarë marrëdhëniesh kishte me të shoqin, ajo mban anën e tij.

“Marrëdhëniet i kemi shumë të mira, por ndonjëherë bëhet shumë nevrik dhe kjo vjen pasi ai e do shumë nënën e tij dhe kërkon që unë ta ndihmoj”.

Por e reja e cila punon dhe e ndihmon vjehrrën, ka treguar aspekte të tjera të kësaj dhune duke kujtuar raste të tjera, sipas burimeve të Gazetasi.al.

“Njëherë doja të shkoja tek nëna ime. Por ai nuk më dha leje dhe më tha që do shkoja kur të donte ai. Në këtë rast nuk iu drejtova policisë”, është shprehur gruaja.

Duke përmendur se i shoqi është njeri pa vese pasi “as nuk pi alkool dhe as nuk luan bizhoz”, ajo iu lut policisë që mos t’ia arrestonin partnerin, i cili pavarësisht lutjeve, përfundoi nën arrest për akuzën e dhunës në familje.

Si dëshmitare e ngjarjes ishte edhe e moshuara që tregon për policinë numër pesë se nusen e kishte më të mirën në Kamëz dhe se ishte e përkushtuar. “Por nervat e tim biri që e kam të mirë dhe punëtor dalin ndonjëherë nga kontrolli, megjithëse këtë që bëri kësaj radhe nuk e ka bërë asnjëherë”, ka thënë e moshuara para policisë./m.j

Next Post
“I dërgoi një letër dhe buqetë të madhe me lule për…”/ Ja se si u njohën mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë 22 vjeçare

“I dërgoi një letër dhe buqetë të madhe me lule për...”/ Ja se si u njohën mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë 22 vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In