• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më kanë rrahur…” Bashkëshortja tregon bisedën me 27-vjeçarin që vdiq në burg

by A R
18/05/2018 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enea Ftoj, 27 vjeç një ditë më parë ndërroi jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës por ndërsa policia njoftoi zyrtarisht se vdekja ishte për shkaqe natyrale familjarët e tij e kundërshtuan këtë fakt duke dëshmuar se ndaj tij ishte ushtruar dhunë.

Lajmin për vdekjen e tij familjarët e mësuan në ambientet e gjykatës ku do të zhvillohej seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj 27-vjeçarit i cili akuzohej për vjedhje me dhunë.

Në familjen e të riut janë hapur dyert e mortit. Mes varfërisë dhe mjerimit Mimoza, nëna e 27-vjeçarit tregon se lajmin për vdekjen e djalit e mësoi në gjykatë.

“Vajtëm pardje, i shpumë cigare dhe bukë, vajtëm të dyja me nusen. Ata na thanë ik se po fle. Dolëm nga muri e thirrëm o Enea, dhe Enea hiç. Shkuam në gjykatë, pa prezencën e Eneas tha se ka ndërruar jetë në burgjet e policisë tha. Ikëm ne me vrap”, thotë ajo.

Babait të Eneas i cili do të rrisë tani dhe 3 vajzat jetime 10 muajshe, 4 dhe 5 vjeç të të birit kërkon drejtësi.

“Kush ma vrau këtë djalë mua. Ishte goditur, policia. Unë akuzoj policinë”, thotë babai i të ndjerit, Tomori.

Entela me të cilën ishte martuar 7 vite më parë kur ajo ishte ende e mitur, tregon për shenjat që pa në trupin e pajetë të bashkëshortit.

“I flisja nga muri, i thashë vetëm kaq, Enea pse të morën o Enea. Bëra një gabim Entel tha, e meritoj dënimin tha. Po të rrahur që më kanë bërë tha, më kanë bërë copë moj Entel tha. Kush të bëri copë o Enea i thashë? Alqi me Kreshnikun tha.Unë i kam sjellë metadon i thashë, përse po ia bëni këto ilaçe? Kishte tre shenja gjilpëre në qafë, e kishte mavi, kurrizin mavi, pjesën e krahut të goditur komplet”, thotë bashkëshortja e Eneas, Entela për “t.ch”.

Për familjen Ftoj vdekja e Eneas i cili ishte më i madhi i tre fëmijëve kjo ngjarje nuk mund të kalojë në heshtje. Do të vazhdojnë ta ngrenë zërin derisa të fitojë drejtësia./a.m.

Next Post
Dëmtojnë veten me pretendimin se janë grabitur, dy 17-vjeçaret përfundojnë në polici

Tiranë/ Grabitet supermarketi, 3 persona marrin kasafortën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In