Bllokohen në pikën kufitare të Kapshticës, 200 kilogramë drogë, të fshehura në një kamion.
Ishte skaneri ai që zbuloi pakot me kanabis sativa, të destinuara për në Greqi.
Lënda narkotike u zbulua gjatë natës, duke zbardhur e premtja, të fshehura në tavanin e kamionit i cili transportonte frigoriferë.
Në pranga u vu shoferi i mjetit, një 55-vjeçar nga Tirana.
Pritet që policia të dalë me deklaratë, për të zbuluar më shumë mbi rastin në fjalë.
/a.r











