• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më kalbte në dru”/ Këngëtari i njohur grek akuzohet nga partnerja e tij: Kam prova, më shqelmonte edhe në publik

by Java News
02/07/2022 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtari i njohur grek, Themis Adamantidis, është arrestuar pasi u akuzua për dhunë të rëndë fizike nga partnerja e tij Varvara Kirki.

Kjo e fundit, pas denoncimit të bërë në polici, ka treguar për protothema.gr të gjithë dhunën e përjetuar nga këngëtari. “E doja shumë Themisin. Kisha ëndrra dhe plane për të ardhmen me të, doja të krijoja familje, por nuk ndodhi”, kështu e nis rrëfimin Varvara Kirki.

“Më kalbi në dru. Me një falje u ktheva përsëri në krahët e tij dhe pastaj përsëri ndodhi e njëjta gjë. Ne jemi në një lidhje prej një viti dhe kam duruar shumë gjatë gjithë kësaj kohe. Më dhemb shpirti… Dje u tejmbush kupa…. Gjithçka që i kam thënë policisë është e vërtetë. Ka dëshmitarë dhe video. Dua të falënderoj komandantin e AT. Alimos i cili që në momentin e parë më qëndroi në krah dhe pas padisë që bëra, Themis u arrestua. Më dhemb shpirti sinqerisht” , thotë partnerja e këngëtarit për protothema.gr.

Ndërkohë, prokuroria, sipas informacioneve, ka nisur hetimet ndaj këngëtarit dhe mbvi të rëndojnë një sërë veprash penale si dëmtim në familje , kanosje në familje dhe fyerje.

Këngëtari Adamantidis, i cili u arrestua pasi partnerja e kishte paditur për dhunë, u dërgua në Gjykatë, nga e cila të akuzuarit iu dha afat dhe do të gjykohet të hënën. Deri atëherë ai është i lirë. Gjykata e liroi të pandehurin me kusht që të mos i afrohej ish-partneres në 100 metra dhe të mos kishte asnjë komunikim me të.

Teksa po largohej, gazetarët e pyetën: “A janë të rënda akuzat ndaj jush?”. dhe ai u përgjigj: “Janë të rënda… Unë nuk kam asgjë me të . ”

Pyetjes së një gazetari “si ka qenë nata në paraburgim”, këngëtari i është përgjigjur me ironi “si e jotja, dhe më mirë” .

Dëshmia e plotë në prokurori e Varvara Kirki:

“Unë jam partnerja e Adamantidis Themistokles dhe prej rreth një viti jetojmë bashkë në Glyfada. Në orën 01:30 të datës 30 qershor 2022, ishim të dy në Ano Glyfada në rrugën Gounari. Unë isha jashtë dyqanit me makinën e pronarit, e cila ishte e parkuar pikërisht jashtë dyqanit. Ai ishte brenda dyqanit duke luajtur lojëra fati. Isha vetëm në makinë për rreth 2 orë duke e pritur.

Diku rreth orës 1:30 dola nga makina, isha jashtë, isha në celular në aplikacionin messenger. Sapo më pa duke folur në telefon, doli i tërbuar dhe më dhunoi fizikisht dhe verbalisht. Më tërhoqi nga flokët, më goditi në fytyrë dhe më goditi fort në ijë. Njëkohësisht më kërcënoi “do të vras”. Ai gjithashtu më akuzoi se flirtoja me taksistin matanë rrugës, gjë që është krejtësisht e rreme.

Ai ka qenë gjithmonë xheloz për mua dhe më trajton keq gjatë gjithë kohës. Ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje shumë herë në të kaluarën. Ai vazhdimisht më shtyn me dhunë, më godet me duar, më godet me grushte, më godet me shuplakë dhe më gjuan sende çdo dy ditë. Pothuajse çdo ditë më keqtrajton, si kur jemi vetëm, ashtu edhe publikisht në studion ku këndon. Disa herë në të kaluarën më ka shkelmuar në publik.”/m.j

Next Post
Premtimi ndaj Kievit për 6 sisteme Cezar/ Kërkesa e Macron për prodhuesin e armëve: Punoni si të ishim në luftë

Premtimi ndaj Kievit për 6 sisteme Cezar/ Kërkesa e Macron për prodhuesin e armëve: Punoni si të ishim në luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In