Një 61-vjeçare ka bërë sot një denoncim në policinë e Beratit, për zhdukjen e vajzës së tij.
Burime zyrtare bënë me dije se shtetasja me inicialet N.R., pohoi në polici se më datën 2 vajza e saj 30 vjeçe ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
“Më datë 03.05.2023, në Komisariatin e Policisë Berat, ka bërë kallëzim shtetasja N. R., 61 vjeçe, se më datë 02.05.2023, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja M. A., 30 vjeçe. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për gjetjen e 30-vjeçares.”, thuhet në njoftim.
/s.f