Meleqja dhe Abdyli ndodhen përballë njëri-tjetrit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare”, pasi që prej vitit 2021, ndodhen të zhveshur nga çdo lloj pasurie që kishin krijuar gjatë jetës së tyre. Një prokurori e posaçme, për të cilën ata pretendojnë se nuk kishin informacionin e plotë dhe të saktë, i ka lënë mes katër rrugëve dhe i ka futur në konflikt më fëmijët.
Saqë Meleqja shokon ku përpara juristes Eni Çobani dorëzon dokumentet dhe fotot, ku është dhunuar nga djali i saj.
Eni Çobani: Çfarë të ka bërë?
Meleqe: Më ka rrahur! Më ka vënë dorë. Hapi shikoji. Më ka bërë atë që nuk ta pret mendja, për turp e faqe të zezë. Ma nxiu gjysmën e ballit, se më përplasi te dera. Ky (bashkëshorti) më shpëtoi për momentin. Ka bërë çuni një maskarallëk që nuk bën vaki. Si sot para një jave, kam shkuar në spital, në gjendje kome.
Eni Çibani: Nga djali?
Meleqe: Po! Kam dy letra që kam shkuar në urgjencë. Jam e sëmurë kam ndenjur në vit e gjysmë në karrocë.











