• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më i rrezikshëm… riciklimi i mbetjeve apo i plehrave të politikës si Sali Berisha & Co?!”

by Java News
03/10/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrea Stefani ka bërë ironi me shoqërinë civile duke nënvizuar faktin se nuk e kupton se si mund të ndjehen tashmë që janë përgëzuar Sali Berisha.

Ndërkohë që analisti bën dhe pyetjen se kush është më i rrezikshëm, riciklimi i mbetjeve apo riciklimi i plehrave të politikës si Sali Berisha dhe kompani që për dy dekada kanë marrë peng këtë vend.

Stefani për “Dita” rikujton dhe njëherë krimet që sipas tij ka bërë Berisha në tërë këto vite, duke përmendur shumë herë vrasjen e katër domonstruesve të pafajshëm përballë kryeministrisë nga Garda që urdhërohej nga Berisha.

“Një pyetje për ca përfaqësues të shoqërisë civile: Kush është më i rrezikshëm për ardhmërinë e Shqipërisë, riciklimi i mbetjeve apo riciklimi i plehrave të politikës, si Sali Berisha e kompani, që e kanë rrënuar shtetin dhe mjedisin për mbi dy dekada tranzicion?

Sali Berisha u shfaq shumë i entuziazmuar nga protesta që disa OJF organizuan përpara kryeministrisë, mu aty ku në 21 janar 2011 ai vrau 4 protestues. Dhe si përherë kur i leverdis (ai nuk mund të mos gënjejë), tha se qe protesta më e madhe e shoqërisë civile edhe pse u pa qartë nga xhirimet ajrore se, me gjithë infiltrimet e SHQUP-asve, ishin vetëm disa qindra vetë.

Në këtë skenar, të parë edhe në vitin 2005, shqetësues është qëndrimi kinse i verbër i organizuesve të protestës. Shkurt, sikur nuk duan t’ia dinë për pasojat politike të aksioneve të tyre ekologjike. Por Shqipëria është një shtet që nuk e ka stabilizuar formën demokratiko-liberale të qeverisjes. Në gjithë këto vite tranzicion ajo mbetet e kërcënuar nga gjakime autokratike. Pionieri dhe kampioni i këtyre gjakimeve është Sali Berisha.

Prandaj, një shoqëri civile e përgjegjshme për fatet e vendit, duhet të jetë e ndjeshme kur shikon se veprimet e saj përgëzohen nga një autokrat qe e ka provuar me dekada se nuk ja ndjen fare për mjedisin por vetëm për pushtetin. Ndryshe është papërgjegjshmëri për fatet e vendit. Por edhe për objektivin e saj të ruajtjes së mjedisit. Sepse një autokrat jo vetëm s’të pyet, por edhe të vret po protestove. “21 janari” është provë e përgjakshme për këtë. Kush e harron, e pëson.

Nuk ka asnjë dyshim se në protestën e 1 tetorit kishte mjaft ambientalistë të devotshëm. Por kishte edhe mjaft berishistë të interesuar jo për mjedisin por për rrjedhojat politike të protestës. Si dhe vetë Berisha apo Lul Basha. Drejtuesit e protestave nuk duhet të bëjnë të verbrin përballë kësaj lakmie të zgjuar të Saliut për të keqpërdorur në funksion të ambicies së tij për rikthim në pushtet kauzat e shoqërisë civile. Aq më tepër ato të mjedisorëve. Sepse ai është një ndër fajtorët kryesorë të degradimit të mjedisit në këto 26 vjet.

Dhe duhet të jesh naiv të besosh se e ka me të vërtetë atë gjysmë “më fal” që tha lidhur me ligjin për importin e plehrave që miratoi në vitin 2011. Them “plehrave” dhe jo mbetjeve, sepse ligji lejonte edhe importimin e ca mbetjeve të pariciklueshme. Duhet të jesh naiv ta besosh këtë kameleon kur thotë “më falni” sapo mësojmë se vetëm vitin e fundit në pushtet qeveria e tij ka importuar 640 mijë ton mbetje dhe plehra.

Gjërat janë të qarta. Nën lidershipin e Saliut të maskuar me “lule” PD ka mbetur pa kauzë të besueshme. Prandaj përpiqet të shfrytëzojë kauzat e shoqërisë civile për t’u ricikluar. Si në vitin 2005. Prandaj për drejtuesit e shoqërisë civile, në rastin konkret, shtrohet çështja, kush është më i rrezikshëm për fatet e vendit, importi i mbetjeve të riciklueshme apo riciklimi i plehrave të politikës 26 vjeçare që janë fajtorët kryesore edhe për degradimin e mjedisit, të plazheve, pyjeve, lumenjve deri edhe ajrit? Të mos e bësh këtë bilanc, do të thotë të mendosh ngushtë dhe afër për përfitime momentale dhe jo gjerë dhe larg për fatet e vendit apo edhe atë të mjedisit. Se një autokrat të vret dhe s’të pyet. Si në 21 janar.

Dhe mund a të besohet një autokrat, që as ja ka ndjerë për mjedisin për 26 vjet, vetëm pse thotë “më falni” për bëmat e tij kundër mjedisit jo pse i dhimbset ky i fundit, por pse i duhet “shoqëria civile” si gjethe fiku për t’u rehabilituar dhe maskuar me të hallatet e një epshi të pangishëm për pushtet? A mund të bëjnë kauzë të përbashkët ambientalistët me një ish-kryeministër që mësohet se ka importuar në vend rreth 640 mijë ton mbetje ndër të cilat një pjesë jo të riciklueshme pra, plehra? A mund të bëjë kauzë të përbashkët shoqëria civile në protestë me autokratin që, kur qe në pushtet, vrau protestën?!

Sado të drejtë të ketë shoqëria civile lidhur me ligjin e importit të mbetjeve të riciklueshme të qeverisë Rama (personalisht mendoj se në këtë rast ajo gabon) nuk mund të pranohet që shqetësimi i saj të keqpërdoret, si në 2005 me KOP-in, nga një autokrat me damkë për rikthim në pushtet. Edhe pse mendoj që janë në gabim, mendoj gjithashtu se shoqatat ambientaliste janë të lira të vazhdojnë aksionin dhe protestat e tyre. Tashmë, askush nuk i kërcënon me plumb. Por duhet të kenë përgjegjshmërinë për fatet e vendit duke u distancuar nga SHQUP-i dhe duke mos toleruar manipulimin prej tij.

E në rast se dikush më thotë se edhe Rama është një autokrat, do i përgjigjesha me të qeshur se nuk bëhesh dot autokrat pa kapur pushtetin e drejtësisë, një pushtet që, më së shumti e ka akoma nën kontroll Saliu. Prandaj them, se ai është një autokrat edhe në opozitë. E në rast se më thonë që reforma në drejtësi, e dizenjuar nga SHBA dhe BE, synon t’ia marrë drejtësinë Saliut dhe t’ia japë Ramës, do i përgjigjesha vetëm me një të qeshur…”, shkruan Andrea Stefani.

Next Post
“Rekrutimi”, goditet banda e trafikimit të qënieve njerëzore, në pranga 2 motra dhe 3 djem

Dy motrat dhe banda e trafikimit/ I "mësonin" në Shqipëri dhe i dërgonin prostituta jashtë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Firmoset Bordi i Paqes! Firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In