• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më i njohur në atdheun arbëror? 

by Pëllumb Kulla
03/08/2021 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla 

Në këto çaste, në Gjenevë, sapo u vu në dhè, një nga ata njerëzit, që mbulohen, por nuk varrosen dot…

Më i njohur në atdheun arbëror? 

 

 

Shënim: Afro 20 vjet më vonë, pas ngjarjeve tronditëse të piramidave, poetit Agim Shehu, me banim në Zvicër i paskësh ardhur një letër me të shara e mallkime,  duke menduar se është ai, gjenerali me të njëjtin emër, ai Agim Shehu tjetër, – Drejtor i Policisë Shqiptare në kohën e rrebelimit. 

Nga ky keqkuptim, Agim Shehu poeti, bëri një shkrim, ku ankohej që e ngatërronin. Me një ironi plot finesë “qahej” duke kërkuar t’i njiheshin meritat si vjershëtor. Dhe ne e dijmë seç poet fjalëartë është ai. 

Kjo është letra që unë i drejtova pas atij shkrimi të zemëruar, që ai thuri me ankesat e tij.

I dashur Agim Shehu,

unë nuk kam qenë në atdhe në Nëntëdhjeteshtatën, (Pas këngës  për “Tridhjetenëntën” duhet qëndisur edhe një tjetër me “…mos ardhsh kurrë!”),  – por ne njihemi bashkë qëkur nuk mbahet mend. Pas ngjarjeve të trazuara, ti erdhe nja dy netë në Nju Jork dhe bujte tek unë. Pastaj kur ike, pate harruar atë kutinë, ku qenë një palë pranga dhe një revolver me silenciator, fillova të dyshoj edhe unë, se mos… se mos, ishe ti ai personazhi, që po të bën të vuash… Por pastaj u qetësova se e kuptova që këtë shajni ma sillte fantazia e një budallai që ka një jetë të tërë që i bie në qafë humorit.

Përtej shakave të mia, mor i dashur Agim, jam kënaqur me këtë “vuajtjen” tënde që më bën vetëm të qesh.

Shkrimi yt është fund e krye dëshmi e humorit tend, atij tëndit, që nuk perëndon kurrë, një fabul e përsosur me një unitet të kundërtash që rrallë e gjen!

Se të ngatërrohet, fjala vjen, një mësues më një …një prift, ngaqë kanë emër dhe mbiemër të njëjtë, nuk të ndjell kurrë kënaqësinë që të sjell ngatërresa e një polici që nënshtron rrebelë, me një ligjërues fjalëmbël, me një poet me ndjenja të holla, që u jep vargje të pavdekshëm auditorëve, klasave, antologjive dhe abetareve të vëndit që e rriti.

Kjo ngatërresë është dhuratë nga qielli për skenaristët e komedive.

…Do të ishte një skenë aluçinante, nga ato të nëntëdhjeteshatës, (që mos ardhtë kurrë!), ku polici, në një bodrum të errët, me thupër në dorë t’i thoshte një të lidhuri pas karriges:

“Je edhe lab, pale! Do të të liroj, more zuzar, vetëm po më recitove pa gabime baladën e Selam Musajt! Ose, më së paku, thuamë atë këngën e atij matematikanit për atë vajzën syzezë që i thosh ‘më do a s’më do, kjo është hipotezë.’

I lidhuri pas karriges, buzëdridhur do të thosh me zë të mekur:

“Nuk e di çfarë po më kërkon zotrote. Nuk i kam rënë më qafë ndonjë syzeze, unë zoti …zoti…”

“E ke lab dhe atë që i ka qëndisur këto dhe duhet t’i mbash mend, mor horr,” do ta qortonte polici, ”se ai njeri, ka një emër, ka një emër… ka një nga ata emra, që do të mbeten të pavdekshëm!…”  Thuaj fjalë për fjalë pa gabime, atë të Selam Musajt dhe qërrohu në shtëpi!”

Dhe i lidhuri me buzë të çara nis vjershën:

“Koha hedh paprerë

Përmbi festen tënde

Dimri – flokë bore,

Vera – dritë hëne….”

Dhe e vazhdon pa prerë, deri në fund.

“Qërrohu në shtëpi! Më sillni tjetrin!”

Dhe të shikosh, kur me ca vjersha që nuk u shkuleshin nga mendja qëkur ishin fëmijë, “të qërrohen” njëri pas tjetrit në shtëpi, të tërë të burgosurit e bodrumit, lebër dhe jo lebër, duke të uruar ty, poet, e falenderuar Zotin, që të solli mbi këtë truall!

Edhe unë, sikurse gjenerali, nga shkrimi yt i zemëruar, dua të marr e të të citoj. Do të të citoj një frazë të artë, satirike, që Agim Shehu – poeti, i drejton Agim Shehut – policit:

“Ai që mbetet në mëndje është më i njohuri… Dhe, pa ta bërë qejfin, o adash, në atë Shqipëri, me këtë emër më i njohuri je ti!”

I shtrenjti miku im fjalërëndë, me këtë i ke thënë të gjitha!

Shkruar, më 9 qershor, 2016

Next Post
Manastirliu: Këtë javë përfundojmë vaksinimin e arsimtarëve

Manastirliu konfirmon: Deri më tani, 1 milion e 221 mijë e 640 vaksinime antiCOVID!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In