Drejtësia dështoi për vitin 2023 që të japë vendime brenda një afati të arsyeshëm dhe ligjor.
Vetëm në Gjykatën e Tiranës, stoku i çështjeve është 48 mijë e 787 çështje. Abdulla Xhani është një nga ata dhjetëra qytetarë që për shkak të mungesës së gjyqtarëve, zvarritet pambarimisht e për pasojë, i moshuari akuzon se i kanë harruar djalin në burg.
Pak orë më vonë, pasi ishte kthyer në banesë në qershor 2022, prokuroria konstatoi se i kishte llogaritur gabim ditë e burgut dhe kërkoi riarrestimin, por tanimë për dënimin e dytë . Për të shlyer krimin e dytë, Feir Luzi Xhani po mbahet në qeli nga 21 qershori 2022 dhe për shkak të vetting-ut, çështja kalon sa te njëri gjyqtar te tjetri.
“Këta e liruan dhe e kthyen në burg. S’ka gjyqtarë thonë. Po pse kështu është”, pyet i ati i të burgosurit, Abdulla Xhani.
Situata është vecamnërisht e ngarkuar edhe në gjykatat civile dhe në gjykatat administrative.
Në Gjykatën e Apelit, stoku ka shkuar në 39 mijë çështje. Ndërkohë, në total numri i çështjeve që presin kalon shifrën e 100 mijë të tilla. Sipas përllogaritjeve, çdo shqiptari që ka një çështje në gjykatë do t’i duhen afërsisht dhjetë vjet.
/f.s











