Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj komentoi në emisionin “3D” në RTSH, Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe çështjen e “vetos” greke.
Sipas deputetit socialist, kjo është një çështje bilaterale shumë e nxehtë mes dy vendeve tona, por nuk do të ndikojë në çeljen e negociatave për Shqipërinë.
“Ka pasur diskutime të vazhdueshme me diplomacinë greke, jo vetëm nga ana e diplomacisë shqiptare por dhe mes vendeve të tjera të zhvilluara duke përfshirë edhe Francën, etj. Është një parim bazik i këtij procesi që problemet bilaterale mes vendeve nuk mund të përdoren si pengesë për atë që është bashkimi i të gjithëve brenda kësaj familjes së madhe që është BE”, shprehet ai.
Sipas deputetit Xhafaj, “ne nuk po themi që do zhduket fare problemi që është me çështjen Beleri ose do të jetë primar problemi. Mes diskutimeve bilaterale mes dy shteteve tona , Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje shumë e nxehtë e ditës që do diskutohet”.
Por sipas tij, ajo që ka sugjeruar edhe organet e BE dhe Kancelari gjerman, është që këto ccështje të zgjidhen me palëve dhe mos të përbëjnë një pengesë për këtë tryezën e përbashkët deri në anëtarësimin në BE.
“Por kjo çështje nuk mund të përbëjë një pengesë kaq të madhe që nuk ka të bëjë me vijimin e negociatave”, theksoi më tej ai.
/a.r