Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili akuzohet për trafikant kokaine. Mediat në Itali bëjnë me dije se shqiptarit i janë gjetur 14 doza kokainë në makinë dhe rreth gjysmë kilogram në banesë.
Operacioni për arrestimin e shqiptarit u zhvillua mëngjesin e kësaj të mërkure në Breshia, por hetimet kishin nisur disa ditë më parë dhe shqiptari është mbajtur në vëzhgim.
I riu është pikasur për herë të parë në 2 tetor, ku agjentët e panë atë teksa dorëzoi drogën tek klientët e tij dhe mori paratë.
Pas disa ditë vëzhgimesh, agjendët ndërhynë dhe e arrestuan teksa ai ishte duke lëvizur me makinë, por më pas zhvilluan dhe një kontroll në banesë.
Në përfundim të operacionit, atij iu sekuestrua më shumë se gjysmë kilogram drogë, 100 mijë Euro, dy peshore dhe 2 telefona në cilësinë e provës materiale.
/a.r