• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më ftoi për kafe, por…”/ E reja nga Tirana shkon në Polici me shenja dhune, ish-i dashuri i kishte fikur cigaren në gjoks

by Java News
06/09/2021 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duroi disa herë dhunën fizike me shpresën se ish i dashuri do ta harronte dhe se do pajtohej me vendimin e saj për t’u ndarë. Por rrahja barbare e fundit e ka bindur të renë nga Tirana me inicialet J.K se për të nuk kishte asnjë shpresë dhe dritë jeshile në rast se nuk njoftonte policinë.

Kur policët kanë mbërritur në rrugicën ku ndodhej denoncuesja është shtangur nga hematomat e shumta në fytyrë, në krahë, këmbë e madje edhe shenjat e djegies në qafë dhe në kraharor.

Burimet policore treguan se menjëherë janë vënë në kërkim të burrit të dhunshëm që është një i ri me inicialet A.B, i cili mbasi u gjurmua përfundoi në gjendje arresti për akuzën e dhunës në familje.

Siç bëjnë me dije burimet e sigurta të drejtorisë vendore të policisë, e reja vendosi t’i jepte fund historisë që nisi në muajin prill 2021 mbas dhunës së papërballueshme, që ishte jo vetëm psikologjike, por edhe fizike.

Ajo e njohu partnerin në ambientin e punës dhe i ngjau se ishte personi i duhur. Nuk është menduar gjatë, por ka vendosur të bashkëjetojë dhe brenda mureve ka nisur jeta e vështirë të cilës ajo i ka dhënë fund duke i kërkuar partnerit që secili të vazhdonte rrugën e tij.

“Dhuna e tij ishte pa shkaqe dhe ishte banale, më akuzonte pa asnjë shkak dhe arsye dhe pa asnjë fakt konkret. Në kushtet e marrëdhënies së acaruar në muajin korrik i dhashë fund lidhjes”, thotë e reja në polici.

Sipas dëshmisë së vajzës pranë policisë së kryeqytetit, kur ditët kishin kaluar dhe ajo po përpiqej të merrte veten, ish i dashuri e ftoi për kafe krejt qetësisht.

“isha për kafe me shoqen në një lokal dhe i tregova dhe e ftova aty. A. B mbërriti në lokal dhe më pas më kërkoi një çast të shkoja pak tek makina e tij. U shkëputa dhe në momentin që hipa në makinë, A.B mbylli mjetin dhe filloi të më godasë me grushte në kokë, fytyrë dhe trup. Po përpiqesha të mbrohesha dhe në këtë çast m’u shkul njëri nga thonjtë që e mbushi këmishën e A. B me gjak”.

E reja kujton për këtë rast se pikërisht bërja pis e këmishës e ka inatosur akoma më tej ish të dashurin e saj.

“Që prej këtij momenti ai nuk ndalonte duke më qëlluar barbarisht dhe gjatë kësaj kohe dëgjova zërin e shoqes që nga xhami bërtiste dhe kërkonte të hapte derën e makinës”.

Gjatë këtyre përpjekjeve të mikes, vajza ka arritur të shpëtojë nga duart e të akuzuarit dhe ka nxituar të dalë jashtë. Por ky nuk ishte fundi.

Ish i dashuri ka vijuar kërcënimet në telefonin e mikes duke i përmendur se në rast njoftimi të policisë edhe ajo do kishte të njëjtin fat. Me ditët që po kalonin, ish i dashuri i vajzës ka gjetur si shkak sendet personale për të ritakuar J.K.

“Erdhi poshtë shtëpisë dhe kërkonte disa veshje që i kishte lënë aty dhe me pretendimin se nuk po i jepja rrobat më goditi derisa doli kamerieri dhe e ndaloi”, kujton kallëzuesja.

E bindur se nuk kishte më asnjë shpëtim prej tij, J. K vendos të marrë një banesë tjetër me qira, për adresën e të cilës nuk do t’i tregojë askujt. Por ndërkohë që po bënte gati kutitë ka rënë sërish telefoni dhe pavarësisht se ka tentuar ta shmangë, ish i dashuri e priste në rrugicë.

“Më tërhoqi në një vend të errët dhe më rrahu. Fillova të qaj dhe ju përgjërova që së paku të më linte të merrja shoqen time. Ai më fiku cigaren e ndezur në gjoks duke e shtypur sa mundi dhe duke më sharë u largua”.

Policia thotë për gazetën Si se e njoftuar nga e reja ka konstatuar në trupin e saj nxirje në pjesën e fytyrës në të dy sytë, djegie në formë sferike në qafë dhe në kraharor, të nxira në ballë, skuqje poshtë veshëve në dorën e djathtë dhe gërvishtje në krahë e në duar.

Menjëherë sapo ka gjetur adresën e dhunuesit policia nuk ka hezituar por e ka arrestuar teksa ai është justifikuar menjëherë.

A.B tha; dhuna ka qenë reciproke dhe ajo më ka goditur, herën e fundit bëmë debat për rrobat dhe në nerva e sipër i hodha cigaren e ndezur që ju fik menjëherë. Por policia deklaronse pavarësisht kësaj dëshmie A. B, nuk rezultoi të kishte asnjë shenjë në trup që do ta vërtetonte këtë alibi ndaj dhe e arrestoi  për dhunë të përsëritur ndaj ish të dashurës.

Next Post
Xhaçka me gazetaren e BBC: Një grua e jashtëzakonshme dhe një burim frymëzimi me misionin e saj

Xhaçka me gazetaren e BBC: Një grua e jashtëzakonshme dhe një burim frymëzimi me misionin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In