Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, është dhunuar mëngjesin e kësaj të mërkure. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku burime për A2 CNN bëjnë me dije se gjendja e tij është e rëndë.
Nga sa mësohet, si pasojë e dhunës, Mëngjesi ka fraktura të rënda në kokë dhe është me koshiencë të ulët. Avokati i është nënshtruar ekzaminimeve dhe po mbahet në monitorim nga bluzat e bardha.
Autorët e kësaj ngjarjeje nuk janë identifikuar ende. Policia ka ngritur grupin hetimor, i cili po punon për të kapur autorët dhe për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.
/a.r