• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me forcat tona“/ Ish ministri i LSI: Të ndalohet importi, vetëm në këtë mënyrë do të shesim prodhimet vendase!

by Java News
09/02/2022 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për problemet që po kalon Shqipëria në bujqësi dhe blektori.

Sipas Panaritit, qeveria në periudha të caktuara të vitit duhet të ndalojë importin ose t’i vendosë taksë të lartë prodhimeve të huaja pasi vetëm në këtë mënyrë mbron fermerin dhe produktet e vendit tonë. Gjithashtu Panariti i bëri thirrje qeverisë që të japë subvencione për fermerët dhe blektorinë pasi sic thotë ai në të ardhmen do të asgjësohen të gjithë fshatrat.

Ne kemi super prodhim mollësh dhe ëhstë për tu inkurajuar, fermerët tanë në Korcë dhe Peshkopi i përkushtohen kultivimit të mollëve dhe kemi super prodhim. Problemi i vetëm është që nuk tërhiqet nga tregu për disa arsye. Ne ndryshe nga cdo vend tjetër importojmë mollë importi duke lënë pa shitur mollët e vendit tonë.

Unë mendoj se cdo shtet i përgjegjshëm kryen politika mbrojtëse që në kulmin e pikut të prodhimit vendas mundet që në një marrëveshje të ulë traun ose të taksojë rëndshëm importet. Këtë gjë e bën edhe Zvicra për sa kohë ka pa shitur prodhimin vendas.

Prodhimi vendas duhet të orientohet drejt varianteve të reja duke lënë mollën klasike sic është goldi apo star king ne të futemi edhe me të rejat sic është Pinkleiti, molla fuxhi e cila tërhiqet dhe pëlqehet më shumë nga konsumatori. Bujqësia shqiptare rrezikon të shtypet nga mbështetja shumë e ulët financiare me subvencione shumë të pakta gati inegzistente dhe nga kostoja shumë e lartë e prodhimit.

Nevoja urgjente që ka sot fshati? “Ju them me bindje që një pjesë e madhe e fshatrave rrezikojnë të kthehen vetëm në emërtesa gjeografike p[asi fshatarin dhe fermerin nuk e lidh asgjë. Prodhimi nuk i shitet, edhe blegtoria është keq gati është përgjysmuar dhe nuk ka ndodhur kurrë që fshatarët të mos mbajnë bagëti. Fshatari nuk ka leverdi të mbajë dele , dhinë, lopën sepse konkurrohet dhe shtypet nga qumështi i importit.

Nëse shkon në market të ofrohet qumësh i jashtëm dhe ky shqiptari nuk e konkurron. Qumështi nga Serbia vjen në Shqipëri mne cmim 90 lekë/L ndërsa qumështi i fabrikave tona nuk del poshtë 110l lekë/ L. Është prishur një traditë prej qindra vitesh kur fshatarët që kishin bagëtinë, bënin përpunimin e mishit dhe furnizonin me qumësht investimet mikro turistike apo bujtinat me mish dhe qumësht.

“Nuk ka bujëqëi pa plehra kimik. Një bujqësi të mbahet në këmbë dhe të prodhojë me rendimente të larta ka nevojë për azot ka nevojë për fosfor, etj. Unë nuk them të subvencionohen pesticidet, por them që të subvencionohen plehrat kimike pasi çmimi ka shkuar në stratosferë. Janë rritur cmimet e dapit, naftës gati ka shkuar 200 lekë për litër. Prodhimi jonë nuk është konkurrues. Propozimi im është i qartë, të rritet masa e subvencionit, të rriten inputet, të subvencionohet blegtoria për numër krerësh sic ka qenë më parë.

Për cdo kokë kokë të mbarështruar të paguhet fermeri në para në dorë për të gjithë bagëtitë në mënyrë që ai të ulë kostet. Qeveria të dalë me vendim që në mënyrë të detyrueshme: Të gjitha spitalet, forcat e armatosura, azilet, strukturat e rendit të furnizohen me prodhim vendas, nuk ka kuptim që të ushqesh entet e tua publike me prodhim importi. Kjo është një masë që ka në dorë qeveria. Qeveria gjithashtu të vendosë disa masa mbrojtëse duke bllokuar importin pasi po shkojmë drejt asgjësimit të bujqësisë”, tha Panariti./m.j

Next Post
Dënohen vrasësit e taksistit! 37 vite burg për vëllezërit që e akuzuan se kishte lidhje me nënën e tyre

Dënohen vrasësit e taksistit! 37 vite burg për vëllezërit që e akuzuan se kishte lidhje me nënën e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In