Në Paradën e mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk kanë munguar këngët e vallet shqiptare, mes të cilave “Mora Fjalë”, e cila është kthyer në një “himn” për shqiptarët kudo ku ndodhen.
Po ashtu nuk kanë munguar as motoristët të cilët po marshojnë në nder të përvjetorit të 111 të Pavarësisë.
Kujtojmë se 111 vite më parë Shqipëria fitoi Pavarësinë nga Perandoria Osmane./m.j