• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më fillon dita tërmet dhe mbaron tërmet”/ Rama në familjen Sula: Bëra një vjershë për karamelet Zana, por ishte e…

by Java News
24/01/2020 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot familja e madhe Sula në Kashar gëzon një strehë me kushte shumë më të mira se sa përpara tërmetit. Kryeministri Edi Rama bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dorëzuan çelësin e banesës së re zonjës së shtëpisë, e cila i falënderoi për përkujdesjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore.

Kreu i Bashkisë u shpreh se për ndërtimin e kësaj shtëpie në kohë rekord janë përdorur standardet më të larta të ndërtimit, dhe siguroi se e njëjta cilësi do të ndiqet edhe për banesat e tjera. Nga ana e tij, Kryeministri Rama bëri të ditur se ndërtimet e reja do të jenë antisizmike dhe ekologjike.

Ai bëri të ditur se pikërisht sot ka pasur një takim të rëndësishëm me një grup ekspertësh të huaj për fazën e rindërtimit të shtëpive të prekura nga tërmeti.

“Sot që në mëngjes e kemi filluar ditën me një grup ekspertësh të huaj për rindërtimin, për të parë disa module të reja ndërtimesh. Kanë shkuar në Bashki, sepse po shohim këto teknologjitë reja që janë për ndërtime antisizmike dhe moderne, që ka disa terminologji fantastike dhe ishim sot atje, po diskutonim dhe japin mundësi për të ndërtuar më shpejt dhe në mënyrë më ekologjike, ndaj u vonova pak, por besoj se do bëjmë një punë shumë të mirë”, tha ai.

Kreu i qeverisë siguroi se të tilla kushte komode do të plotësohen për të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga fatkeqësia e nëntorit të shkuar.

“Jemi duke punuar çdo ditë me këtë punë. Tërmeti ka mbaruar, për pjesën më të madhe të njerëzve ka filluar jeta normale, kanë filluar prapë llafet e kazanit por për mua fillon një tërmet, mbaron tërmet dita, në kuptimin që ky është prioriteti kryesor. Çdo ditë kemi një takim në mëngjes për tërmetin, një në darkë. Pastaj, gjatë ditës janë të angazhuar të gjithë ata që punojnë dhe ideja është që të gjithë t’i kthejmë në shtëpi më të mira se ato që kishin, plus që kemi edhe këto zonat e mëdha që po ndërtojmë ne në Tiranë, Durrës, Laç e kudo, shkollat, spitalet, pra kemi goxha punë por do ia dalim”, theksoi Rama.

Gjatë bisedës me familjen Sula nuk munguan as batutat. Kryeministri vuri re karamelet Zana në tavolën dhe u kthye pas në kohë duke kujtuar si mori thyerje në notë për shkak të një vjershe për këto karamele.

“Karamelet Zana kanë dalë prap. Më kanë thyer notë në sjellje kur isha në Lice, bëra një vjershë për karamelet Zana, por ishte vjershë e degjeneruar për kohën,”- pëfundoi Rama.

g.kosovari

Next Post
I dërguari i Trump ia thotë Vuçiç në sy në Beograd: Nëse nuk arrini marrëveshje me Kosovën, ne tërhiqemi

I dërguari i Trump ia thotë Vuçiç në sy në Beograd: Nëse nuk arrini marrëveshje me Kosovën, ne tërhiqemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In