Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla i ka dalë në krah ministrit Ilir Beqaj pasi ai u sulmua nga opozita pas publikimit të një audio-përgjimi me një zyrtar të shëndetësisë të shkarkuar nga detyra.
Balla ironizoi me opozitën teksa tha se më shumë reklamojnë punën me akuzat e tyre se sa i bëjnë oponencë ministrit.
“Shpesh herë mendoj që kolegu im Beqaj i ka përzgjedhur vet kudnërshtarët në kampin e PD, se të them të drejtën në mënyrën si e kudnërshtoni, më duket sikur më shumë i bëni reklamë punës së tij se sa i bëni opozitë. Që kur ka filluar PD të shqetësohet për strkturat e PS në Tropojë, shikoni strukturat tuaja. A po mos do shpallni armik kryebashkiakun e Bajram Currit meqë priti kryeminsitrin. Kryeministri është i gatshëm të takojë çdo kryetar bashkie. Mirë do ishte t’i mbështesni kryetarët e bashkive. Mos u thoni që të mos çojnë projekte te Rama”, tha Balla./a.m.