• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më dukej sikur Çabej kthehej në varr” / Rama në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave: Sot jemi në kushtet kur…

by A R
10/10/2022 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në konferencën jubilare për 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Kryeministri u shpreh se:

“ Për çdo njeri që merret me shkencë, termi ‘Akademi’ ka një domethënie të madhe. Për ne Akademia ka qenë ëndërr. Ajo materializonte dëshirën e rilindësve për më tepër dituri dhe institucionet studimore të së ardhmes, këto janë fjalët e njërit prej themeluesve të Akademisë, profesorit të nderuar Aleks Budës. Si një institucion i ngritur mbi vlerat e krijuara nga Akademia e re e Voskopojës, programet e rilindësve dhe idetë e Nolit, Lumo Skëndos e Ndre Mjedjes për zhvillimin e mendimit kritik dhe shkencor, Akademia edhe në atë kohë aq të zymtë në aspektin e lirisë, qëndronte sidoqoftë si mënjanë nga ndikimi politiko-shoqëror i vendit. Një nga episodet që doja të doja të kujtoja prej jush është fjalimi i Budës mbajtur një fjalim lamtumire në varrimin e gjuhëtarit Selman Riza.

Shteti komunist e kishte dëbuar gjuhëtarin e shquar nga Instituti i Histori-Gjuhësisë dhe e kishte lënë në harresë në një muze në Berat deri në shuarjen e tij nga jeta. Thuhet se ky akt i Budës bëri bujë në Institut dhe shoqërinë e asaj kohe, po qëndrimi i profesor Budës ishte një shprehje e mënjanësisë së Akademisë për nderimin e dijes, së rrugës së shkencës, për një punë kolosale si ajo e Rizës, kushtuar vendit, kombit dhe shqiptarëve.

Kur vizitova akademinë pas viteve ’90 dhe dëgjoja ato kërcëllitjet e parketit të vjetër më dukej sikur ishte Eqerem Çabej që rrotullohej në varr nga gjendja e dëshpëruar e atij institucioni. Një institucion që mbrojti interesin e gjuhës shqipe, nëse sot kemi një gjuhë të unifikuar i detyrohet në radhë të parë atyre akademie që sot është në proces përpjekje për tu kthyer në atë lartësi që i takon. Nëse nuk do kishte ekzistuar Çabej, Buda dhe të tjerë figura të shquara do të ishim të çarmatosur në diskutimet mes vendeve për prejardhjen e tyre. Çfarë historie do të ishim në gjendje të shkruanim ne sot, nëse sot nuk do të ishin për fat të mirë nxënësit e atyre kolosëve të mëdhenj, do të ishim asgjë. Sigurisht që detyra e këtij institucioni nuk është vetëm mbajtja në funksion të së shkuarës. Sot jemi në kushtet kur mund të themi se falë reformës së vitit 2019 është arritur përparim, e cila ishte nën udhëheqjen e vetë Akademisë së Shkencave.

Para pak ditësh u mbajt kongresi i dytë i Nanoteknologjisë diçka e paimagjinueshme para reformës. Sot jemi në kushtet kur kemi ngritur një qendër për botimin e tre veprave madhore për gjuhën dhe kulturën: Enciklopedia shqiptare, Historia e shqiptarëve dhe Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe.”

Në mbyllje Rama tha se:

“Sot ne jemi shumë larg nga ajo që duhet të ishim, nëse do të kishte vijuar zhvillimi i Akademisë së Shkencave.
Sot jemi në kushtet kur mund të shtyjmë shkencën dhe arsimin e lartë shqiptar, të mos presim integrimin e plotë në Europë. Kemi nevojë të shtyjmë më lartë dhe kemi nevojë të japim shembull. Ky shembull është tani i afërt, ku deri dje pedagogët e përfshirë në fondet europiane ishin 50, sot ka kaluar mbi 400, kjo jep shembullin se ne jemi pjesë dhe tregon se ne dimë dhe çështja është që këtë ta kthejmë në dije për shoqërinë.”

/a.r

Next Post
Procesi i punësimit/ Brahimaj: Kemi një ecuri të kënaqshme, ja me sa % është rritur nga dhjetori

Ibrahimaj: Presim që borxhi publik të jetë nën nivelin 70 % të GDP deri në fund të këtij viti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

February 28, 2026
U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

February 28, 2026
Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

February 28, 2026
Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

February 28, 2026
Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In